The news is by your side.

Izolimi që na mësoi vlerën e një ekonomie të lirë dhe fleksibël

Rreth 100 milion njerëz në Kinë tashmë i janë rikthyer izolimit nga frika e një valë të dytë infektimesh. Tani që SHBA dhe pjesa tjetër e botës po hapen, ka shumë të ngjarë që probabiliteti i infeksionit të rritet, ashtu edhe numri i infeksioneve, por çfarë do të thotë kjo për ekonominë?

Së pari, pasiguria dhe frika nga një bllokim tjetër do të ndikojë negativisht në vendimet e biznesit dhe në rimëkëmbjen e përgjithshme ekonomike. Edhe nëse biznesi juaj i mbijetoi valës së parë, a do të ishit të gatshëm të hidhni gjithë kursimet për ta rimëkëmbur, të investoni, të punësoni përsëri njerëz, të rinovoni qiratë, etj., nëse mendoni se do të mbylleni përsëri në vjeshtë? Me shumë gjasa, jo!

Së dyti, nuk duhet të nënvlerësojmë se frika nga virusi ndikon gjithashtu në sjelljen e njerëzve. Edhe nëse nuk do të kishte asnjë pengesë, disa njerëz do të shmangnin ushqimin jashtë, të shkuarit me pushime, udhëtimet apo edhe takimet në sallone bukurie dhe parukeri. Disa njerëz do të vazhdojnë sjelljen e tyre të ndryshuar edhe nëse janë hequr të gjitha kufizimet, që do të thotë se për disa biznese nuk do të ketë më kthim në biznes si zakonisht.

Së treti, njerëzit kanë tendencë të ndërmarrin më pak rrezik pas tronditjeve të pasigurisë financiare, gjë që është krejt e natyrshme. Disa njerëz do të jenë më të kursyer me paratë e tyre, e do të mendojnë dy herë nëse duan të marrin një kredi për të blerë një makinë të re nëse ajo aktuale është akoma duke funksionuar. Ky një virtyt dhe ndihmon në planin afatgjatë, por në afat të shkurtër do të thotë që për disa biznese, kthimi në treg si zakonisht do të jetë një proces i gjatë, më tepër sesa një kthim i menjëhershëm.

Duke folur për proceset, kthimi në biznes nuk është pa kosto shtesë. Ekzistojnë rekomandime të shumta se si të sigurohen që edhe në vendet me probabilitet të ulët të infeksionit, punonjësit të jenë të mbrojtur. Por të gjitha këto kushtojnë para. Për më tepër, asnjë punëdhënës nuk është i sigurt nëse do të mbajë përgjegjësi kur dikush sëmuret. Kur procesi i vendimmarrjes nuk udhëhiqet më nga sensi i zakonshëm dhe kalon në “si të shmangim masat administrative”, padyshim që duhet pritur që disa biznese të jenë shumë të kujdesshme. Përkundër të gjitha këtyre pengesave dhe pritjeve për një valë të dytë, të tretë, ose cilindo prej tyre, njerëzit duhet të punojnë dhe të krijojnë përsëri, ose ekonomia do të ndalet.

Njerëzit duan të kthehen në punë, nëse akoma e kanë një të tillë. Nëse flasim për valë të shumta, kjo bëhet një pagesë e jashtëzakonshme dhe tingëllon pa kuptim. Në thelb, kontrollet janë qetësues kundër atyre që maskojnë burimin e vërtetë të dhimbjes, pra njerëzit e detyruar të mos punojnë. Efekti i tyre është i kufizuar, i përkohshëm dhe në rastet më të këqija, me varësi. Ndaj periudhat e zgjatura të izolimit nuk bëjnë asgjë veçse shkatërrojnë ekonominë, varfërojnë taksapaguesit dhe u japin një sasi të rrezikshme fuqie politikanëve.

Qeveritë mund të sigurojë një stimul ekonomik, me një heqje absolutisht agresive të të gjitha rregullave, licencave dhe çertifikatave që nuk shërbejnë për qëllime jo të sigurisë publike, por ky nuk është ilaçi. Në fund, ekonomitë janë elastike kur njerëzit mund të largohen shpejt nga bërja e asaj që nuk është më e nevojshme për të bërë atë që kërkohet. Nuk ka asnjë mënyrë për të izoluar njerëzit nga ato që po ndodhin në botë duke i detyruar ata të mbyllen në shtëpi.

Fleksibiliteti dhe jo qëndrimi strikt tek diça e thënë apo e bërë siguron forcë dhe kjo është një recetë për t’u marrë parasysh në goditjet e ardhshme. Nëse e përdorim krizën COVID si një mundësi për ta bërë ekonominë fleksibile dhe elastike, do të dalim nga kjo, të plagosur ekonomikisht, por jo pa jetë, ama të përgatitur edhe për shumë valë të tjera mund të ketë.

/ Foundation for Economic Education

Leave A Reply

Your email address will not be published.