The news is by your side.

Izolimi paralizoi transportet. Fluturimet bien me 98%

Mbyllja e aktivitetit për gati dy muaj dhe kufizimi i lëvizjes për shkak të izolimit bënë që transportet të ishin  një nga sektorët më të dëmtuar të ekonomisë nga pandemia e Coronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare, publikuar nga Instituti i Statistikave, transporti ajror i udhëtarëve ra me 98% ndërsa ai detar u tkurr me 96%.

Gjatë periudhës së pandemisë rezultatet më negative për sa i përket sektorit në fjalë i ka pasur padyshim muaji prill, i cili kaloi i gjithi nën masa izolimi total dhe ndalimi të detyruar të lëvizjes. Në prill, sipas të dhënave, vetëm 1.7% e shqiptarëve kanë mundur të lëvizin përmes rrugëve ajrore, ndërsa 4% e tyre kanë përdorur transportin detar.

I vetmi tregues afër normales për majin që lame pas ishte ngarkim-shkarkimi i mallrave në porte. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit prill ngarkim- shkarkimi i mallrave ka pësuar një rënie të lehtë me 5.8% krahasuar me prillin e vitit të kaluar dhe në kohën kur vlera totale e importeve dhe eksporteve është 51.1 miliard lekë, rreth 48.3% e tyre u transportuan përmes detit. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për transportin hekurodhur të mallrave, që thuajse është paralizuar totalisht. Rënia e tij krahasuar me vitin e kaluar arrin deri në -77%.

Leave A Reply

Your email address will not be published.