The news is by your side.

Italia pranë recesionit të katërt në vetëm një dekadë

Italia me gjasë nuk do të realizojë objektivat e saj të rritjes për vitin 2020, për shkak të shpërthimit të Coronavirusit, ndikimi i të cilit ka filluar të shihet tek e gjithë ekonomia globale.

“Ndikimi i koronavirusit rrezikon të jetë dukshëm negativ në ekonominë globale dhe gjithashtu në Itali.” tha Zëvendës Ministri i Financave Antonio Misiani në një intervistë. “Madje është më e komplikuar tani për të arritur objektivin qeveritar të rritjes me 0.6%.” shtoi ai më tej.

Përhapja e virusit ka ardhur në një moment të vështirë për ekonominë e Italisë. Prodhimi u tkurr papritur 0.3 pikë përqindje në tremujorin e fundit të 2019, duke rritur presionin ndaj qeverisë së brishtë të koalicionit të kryeministrit Giuseppe Conte. Guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco paralajmëroi për rreziqe “domethënëse” anësore të perspektivës së vendit, kur mendohet se vendi mund të shkojë drejt recesionit të tij të katërt brenda pak më shumë se një dekade.

Sipas parashikimit ekonomik të Komisionit Evropian të botuar të enjten, GDP e Italisë do të rritet vetëm me 0.3% këtë vit, në zbritje nga një parashikim i mëparshëm prej 0.4%, pjesërisht për shkak të një efekti negativ të transportit.

Nisur nga këndvështrimi i nënshtruar global, ekonomia pritet të shkojë në të njëjtin rrafsh edhe në tremujorin e parë të vitit 2020. Duke qënë se një vend zakonisht cilësohet si në recesion kur kontraktohet për dy tremujorë radhazi, parashikimet ndoshta vërtet do të bëhen realitet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.