The news is by your side.

Ish zyrtari i administratës: Mos i besoni Konsensusit të Elitave, Trump humbet në 2020-ën

Ish-drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Scaramucci parashikoi që Presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trump do t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2020 dhe ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Mike Bloomberg është një ndër kandidatët më të fortë dhe të mundshëm për të fituar. Scaramucci u largua nga detyra në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ka qenë një kritik i zëshëm i presidentit, që deri para pak kohësh e kishte epror.

“Nëse ecim me parimin e “Konsensusit të elitave”, Presidenti Trump do të rizgjidhet. Por kjo është pikërisht arsyeja pse unë vërtet mendoj se ai do të humbasë. Elitat zakonisht janë gabuar në lidhje me këto gjëra. Ata thanë që nuk kishte asnjë shans që Trump të fitonte kundrejt Hillary Clinton, ama të gjithë e pamë si ndodhi në 2016.” ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu argumentoi se shanset e Trump për të fituar përsëri janë dëmtuar sepse ai nuk e ka zgjeruar bazën e tij që kur u zgjodh për herë të parë. “Shumica e presidentëve të mëdhenj, në mandatin e tyre të parë, krijojnë një mënyrë për të zgjeruar bazën e tyre. Ai ka mbetur vazhdimisht në të njëjtin nivel njerëzish dhe përkundër të dhënave ekonomike, popullariteti i tij nuk ka pasur ndonjë rritje, përkundrazi.”

Scaramucci, i cili është themelues dhe partner drejtues në firmën e investimeve SkyBridge, gjithashtu ka shtuar: “Ne, si investitorë duhet të përgatitemi për humbjen e tij elektorale në nëntor.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.