The news is by your side.

iPhone i ri i Shtatorit- suksesi apo zhgënjimi që vulos humbjen?

Apple pritet të hedhë në treg në fillim të Shtatorit celularët e rinj iPhone, me tre modelet ‘iPhone 11’ e megjithatë thuhet se teknologjia më e lartë që konsumatorët presin nuk do të jetë e pranishme në aparatet  iOS këtë vit. Pa këto veçori, shitjet e iPhone do të vazhdojnë të bien me një ritëm më të shpejtë duke lënë Apple-in në një gjendje të dobësuar.

Kjo përqasje do të ishte akoma më e dëmshme duke shtuar këtu faktin se prej kohësh kompania po ndikohet tashmë nga lufta tregtare SHBA- Kinë, presidenti Donald Trump refuzoi të shmangë tarifimin e produkteve të Apple dhe akoma kompania gjendet në udhëkryq rreth zhvendosjes së prodhimit e fabrikimit përfundimtar të produkteve të saj. Forbes ka raportuar së fundi një humbje të besimit të Apple në Kinë.

Gjithashtu Canalys ka treguar së fundi se në tregjet europiane Apple pati një rënie me 17% në tregun e iPhone. Kështu raportet e Ben Lovejoy theksuan: Në Europë, dërgesat iPhone ranë nga 7.7milionë që rezultuan në tremujorin e dytë të 2018-ës në 6.4milionë në të njëjtin tremujor të këtij viti. Kjo rënie rezultoi plot 17% e shitjeve në tregun evropian të smartphoneve.

Si rrjedhim, edhe të ardhurat nga shitjet e iPhone po bien, madje janë reduktuar nën 50% për herë të parë që nga viti 2012, duke kapur vlerën 25.99 miliardë dollarë. Shërbimet e shtuara në versionet e reja të pajisjeve kanë sjellë të ardhura shtesë prej gati 11,46 miliardë dollarësh, por të ardhurat e përgjithshme të kompanisë nga viti në vit po shohin thjesht rënie. Kështu nëse shitjet e iPhone vazhdojnë të ngadalësohen dhe fitimi të bjerë, atëherë Apple ka jo vetëm shumë sfida për të përballuar, por duket se do të jetë fillimi i makthit të vërtetë!

Por çfarë do e nxiste rritjen e shitjeve të iPhone? Teknologjia e re dhe emocionuese debutuese e iPhone, që nuk e ka asnjë platformë tjetër! Me sa duket iPhone i këtij viti mund të jetë i ri, por është larg të qënit  emocionues. Smartphone-ët premium të vitit 2019 kanë ekran të plotë, lente të shumta kamerash, lidhje 5G, jetëgjatësi të baterisë, karikim të shpejtë dhe janë të përqendruar tek siguria. Megjithatë familja iPhone ka ende nivel të vonuar të lidhjes 5G; kapaciteti i baterisë edhe pse pretendohet të rritet është akoma më pak se tek smartphone-ët e tjerë dhe historia ka treguar se pretendimet e Apple se tek iPhone të dhënat janë plotësisht të sigurta nuk janë shumë për t’u besuar.

Kështu duke mos ofruar ende atë ç’ka konsumatorët presin, pa angazhimin e tyre me iPhone-in e ri, të ardhurat po bien. iPhone-ët e rinj duket se kanë një audiencë më të vogël për softuerët dhe shërbimet e ofruara, ndaj pa rritur të ardhurat nga shërbimet, edhe të ardhurat e përgjithshme të Apple do të vazhdojnë të bien.

IPhone i këtij viti po shihet tashmë si  zhgënjim dhe nëse nuk kthen mbrapsht tendencat në rënie të iPhone X dhe iPhone XS, atëherë Apple do të përballet me makthin e rënies së vërtetë dhe rrëzimin nga froni që mban prej kohësh!

/ Burimi: Forbes

Leave A Reply

Your email address will not be published.