The news is by your side.

iPhone 11 sukses i sigurt. Shitjet e Apple tejkalojnë pritshmëritë

Apple ka raportuar së fundi se të ardhurat e iPhone arritën një rekord prej 56 miliardë dollarësh për tremujorin e parë fiskal, duke dëshmuar se iPhone i ri 11 është një fillim i fortë për ecurinë e kompanisë. Të ardhurat e iPhone për tremujorin u rritën me 8% nga një vit më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës gjithashtu pati rritje të ndjeshme. Asokohe Apple gjeneroi rreth 33,36 miliardë dollarë nga shitjet e iPhone. Madje tashmë kompania ka tejkaluar edhe pritshmëritë, pasi objektivat e tremujorit të parë ishin rreth 51.62 miliardë dollarë.

Duket se ecuria pozitive e këtij fillim viti erdhi kryesisht nga iPhone 11, jo vetëm modeli i fundit i hedhur në qarkullim, por edhe më i kërkuari. Drejtori i Përgjithshëm Tim Cook, në deklaratën për njoftimin e fitimeve, është shprehur se kompania pa gjatë kësaj kohe “kërkesë të fortë për modelet tona iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro”. “Njerëzit tashmë duan baterinë që zgjat, duan kamerat dhe modelin industrial të versionit 11. Bateria zgjat gjithë ditën dhe çmimi gjithashtu është shumë i përballueshëm dhe i pëlqyer “ u shpreh Cook.

Tremujori i parë fiskal gjithashtu përfshiu edhe sezonin e rëndësishëm të festave, i cili thuajse gjithmonë priret të sjellë rritje më të madhe të të ardhurave në krahasim me pjesët e tjera të vitit. Nga ana tjetër, Apple duket se kthyer gradualisht vëmendjen edhe drejt fushave të tjera të biznesit, si pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet, mes stanjacionit të gjerë në tregun e smartphone dhe diversifikimit të portofolit.

IPhone është ende produkti më i rëndësishëm i Apple, duke gjeneruar një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të përgjithshme. Ka spekulime në rritje që Apple mund të lançojë telefonin e saj të parë 5G në shtator, sidoqoftë, analistët thonë se Apple mbase nuk do të nxitohet, pasi rrjetet e shpejta 5G nuk janë ende gjerësisht të disponueshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.