The news is by your side.

Investitorët tërheqin 20 mld dollarë nga bursa – shkak tensionet tregtare Kinë-ShBA

Tensionet tregtare mes Kinë e Shteteve të Bashkuara dhe negociatat pa rezultat të fundjavës së kaluar, që kthejnë fokusin tek ndasitë midis dy vendeve, duket se po shfaqin rezultatet dhe ndikimin negative tek tregjet financiare. Kështu, vetëm brenda një jave investitorët kanë tërhequr nga titujt botërorë të kapitalit më shumë se 20 miliardë dollarë.

Këto përfundime vijnë si rezultat i analizave të fluksit të fondeve, sipas të cilave, paraja cash e tërhequr javën e kaluar nga fondet e titujve të kapitalit është e treta më e madhe e regjistruar për këtë vit deri tani.

Në një kohë kur pala kineze kishte udhëtuar më herët drejt SHBA për vazhdimin e negociatave, presidenti Trump kërcënoi fundjavë e kaluar për tarifa të shtuara ndaj mallrave kineze. Kështu ditën e Premte, tarifat pësuan rritje nga 10 në 25% ose 200 miliardë dollar ndaj mallrave kineze dhe si kundërpërgjigje edhe Pekini u shpreh se do merren masa. Këto deklarata përveç se shtuan pëplasjen tregtare midis dy ekonomive më të mëdha globale, bënë që fondet e kapitalit në SHBA të pësojnë një fluks dalësh prej 14 miliardë dollarësh. Që prej muajit Janar kjo sasi është më e madhja e regjistruar.

Tregjet botëror të aksioneve kanë pasur shitje të mëdha në bursë gjatë kësaj jave e kjo për shkak të tensioneve mes Washingtonit dhe Pekinit. Rezultatet janë tepër të dukshme edhe nga ndryshimet e fundit ku indeksi Dow Jones në SHBA, ka humbur mbi 650 pikë këtë javë, ndërsa S&P 500, ka rënë me 2.5%. Madje sipas analizave, letrat me vlerë të mbështetura me kredi hipotekore, borxhi i tregjeve në zhvillim dhe titujt me yield të lartë, kanë tërhequr paranë më të madhe. Megjithatë, më vonë pritet një rënie e interesave.

Me sa duket trauma tregtare midis dy ekonomive pëcaktuese të forcave të tregut global, duket se po influencon gjithë bursën. Kështu, fondet europiane patën dalje prej 2.5 miliardë dollarë, ndërsa tregjet në zhvillim, në 1.3 miliardë dollarë. Vetë Bank of America bën me dije se flukset dalës nga fondet e kapitalit kanë arritur për muajt e deritanishëm të 2019 në nivelin e 116 miliardë dollarëve dhe pritet që, që prej 2016, ky të rezultojë si viti më negativ. Titujt e borxhit, që perceptohen si aktive të sigurta në periudha të stresit, vetëm për javën e kaluar, përjetuan javën e 18 radhazi të hyrjeve, me 7.3 miliardë dollarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.