The news is by your side.

Investimet në rrugët kombëtare nuk përfundojnë as në 2020-ën

Janë diskutuar së fundi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë investimet aktuale në akset rrugore kryesore të vendit, projekte të cilat janë ende në proces e sipër. Megjithatë është bërë me dije se investimet në akset kombëtare rrugore nuk pritet të përfundojnë as brenda vitit të ardhshëm 2020. Shkak për këtë është bërë gjendja delikate e buxhetit dhe shtrëngimi në investime, që sipas Ministrisë së Financave është dashur të bëhet për të përballuar situatën.

Nga ana tjetër përveç se është theksuar se investimet në rrugët kombëtare nuk përfundojnë as gjatë vitit të ardhshëm, në Komision nuk është dhënë një kohë paraprake se kur pritet mbyllja e projekteve. Kjo është justifikuar me faktin se Ministrisë së Financave do i duhet të bëjë një rivlerësim tjetër për kohën se kur do të mbyllen investimet.

Prezente në Komision, Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se: “Bypass i Vlorës, i Qukësit, i Shkodrës dhe i Tepelenës janë rrugë në proces të cilat nuk përfundojnë brenda vitit që flasim, por nuk pengojnë rritjen ekonomike.”

Gjithashtu gjatë diskutimit, janë bërë me dije shifrat e financimit për disa nga akset kryesore kombëtare. Ka qënë kryetari i Komsionit, Arben Ahmetaj që ka deklaruar shumat përkatëse. Sipas tij dhe Drejtoreshës së Buxhetit, në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbit, është theksuar se: “Transporti brendshëm rrugor është vlerësuar me 4.7 miliardë lekë, Milot- Balldreni nuk finnacohet vitin tjetër, Orikum-Dukat finacohet me 300 milionë, Banja financohet me 52 milionë dhe Bypass i Tepelenës 300 milionë.”

Ndërsa drejtoresha Dhëmbi ka thënë: “ Në vijim të propozimeve, ne po përpiqemi të bëjmë një listë më afatgjatë për të parë konkretisht kur mbaron çdo segment. Pra, kohën e përfundimit do ta shtrijmë jo 3 vjet por 10 vite. Kështu do të shihet kur mbaron secili segment dhe projektet e tjera që sapo kanë filluar.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.