The news is by your side.

INSTAT: Shqipëria po zbrazet! Në tremujorin e tretë numri i lindjeve ra me 10%

Emigracioni i lartë me të cilin vendi përballet prej vitesh po sjell pasoja të rënda socio-ekonomike në shoqërinë shqiptare. Përveç largimit në masë të personave të kualifikuar, të cilët bëjnë që forca e punës e mbetur në vend të jetë e arsimuar dobët dhe jo mjaftueshëm e kualifikuar, emigracioni ka sjellë jo pak pasoja demografike. Gjithnjë e më shumë rrethet po zbrazen, për shkak të mungesës së theksuar të mundësive, pa plotësuar dot as kushtet e nevojshme të jetesës.

Por ndërsa popullsia pakësohet shpejt për shkak të emigracionit, pjesa e mbetur që jeton në vend po shtohet me ritme shumë të ulëta dhe kjo po bëhet shqetësuese. INSTAT ka publikuar treguesit demografikë të tremujorit të tretë të vitit aktual dhe sipas tyre rezulton se gjatë periudhës në fjalë pati rreth 1041 lindje më pak krahasuar me të  njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu numri i lindjeve zbriti nga 7403 për tremujorin e tretë të 2017-ës, në 6362 gjatë vitit të kaluar. Kjo rezulton rreth 10% më pak. Gjithashtu të dhënat e INSTAT theksojnë se, numri i lindjeve në vend, megjithëse më i lartë se sa ai i vdekjeve, pra me një shtesë pozitive të popullsisë, përsëri gjatë periudhës në fjalë ka rënë me 17%. Shkak për këtë janë bërë padyshim vështirësitë ekonomike, varfëria dhe papunësia, të cilat duket se po stepin çiftet e reja për t’u bërë prindër apo zgjeruar më tej familjet e tyre.  

Në përgjithësi një tendencë e tillë rënëse tek rritja natyrore e popullsisë vihet re në të gjithë vendin, ama disa qarqe janë më të rrezikuar se sa të tjerët. Elbasani dhe Gjirokastra panë gjatë këtij tremujori rënien më të madhe tek numri i lindjeve me 14.9 dhe 18.4% respektivisht. Ndërkohë që situata bëhet edhe më serioze për Gjirokastrën, për të cilën INSTAT thekson se numri i vdekjeve ka tejkaluar madje numrin e lindjeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.