The news is by your side.

INSTAT: Elbasani, Korça dhe Fieri me shkallën më të lartë të punësimit

Në fundin e nëntorit, Instituti i Statistikave ka publikuar Vjetarin Statistikor Rajonal të viti 2019. Dokumenti në fjalë është një botim i INSTAT i cili publikon çdo vit statstikat e përpunuara lidhur me të gjitha qarqet e vendit, qofshin ato jo vetëm demografike, por edhe referuar zhvillimit të çdo sektori  ekonomik.

Një nga statistikat më të rëndësishme analizuar në raport është padyshim treguesi i punësimit dhe forcës së punës, pasi shërben si indeks i qartë i gjendjes aktuale ekonomike. Në publikimin e këtij viti, INSTAT thekson se raporti i të punësuarve ( që përfshin të gjithë personat e  moshës 15 vjeç e lart, të gatshëm dhe të aftë për punë) është aktualisht 52.1%. Kjo vlerë është ekuivalente me rreth 2363 mijë persona. Shkalla më e lartë e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, është regjistruar në qarkun e Elbasanit me 61,5 %, ndjekur nga qarku i Korçës 59,5 %  dhe  në vendin e terë ai i Fierit me 59%.

Nga ana tjetër, analiza e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike tregon se shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarve, përkatësisht 42,9 dhe 37,4 %, ndërsa të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 19,7 %.

Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në shërbime (66,5 %) dhe përqindjen më të ulët të punonjësve në bujqësi (6,9 %). Qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në industri është Durrësi (34,2 %) ndërsa qarku i Kukësit ka përqindjen më të ulët të punonjësve në këtë sektor (6,9 %). Përqindjamë e lartë e punësimit në bujqësi (67,2 %) regjistrohet në qarkun e Elbasanit, i cili ka në të njëjtën kohë edhe nivelin më të ulët të punonjësve në shërbime (23,4 %).

Leave A Reply

Your email address will not be published.