The news is by your side.

Inflacioni rritet me 1.3% për Qershorin- shkak konsumi i dobët dhe prodhimi vendas

Instituti i Statistikave ka bërë së fundi me dije se edhe për muajin Qershor, rritja e çmimeve vazhoi me ritme të ulëta dhe vlera rezultoi në vetëm 1.3%. Peshën kryesore në rritjen e indeksit e pati kategoria e ushqimeve dhe arsyet lidhen së pari me konsumin e dobët dhe prodhimin bujqësor vendas, i cili gjatë verës tenton të rritet në sasi të bollshme. Kështu plot 70%  e treguesit të inflacionit për Qershorin zihet pikërisht nga kjo kategori.

Po ashtu, sipas të njëjtit burim bëhet me dije se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019 në vlerën 1,3 %, ka pasur një ndryshim të thellë krahësuar me një vit më parë kur treguesi rezultonte 2,4 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,01%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16%. Pas tyre në vlera më të ulëta kanë ndikuar çmimet e kategorive “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,05% si dhe  “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbim arsimor” dhe “Veshje dhe këpucë” respektivisht me +0,04, 0.02 dhe 0.01%

Edhe për sa i përket ndryshimeve vjetore të grupeve kryesore, krahasuar me muajin Qershor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %. Pas kësaj kategorie renditen ato pasuese por me vlerat më të ulëta.  

Leave A Reply

Your email address will not be published.