The news is by your side.

Inflacion masiv në Kinë. Mishi i derrit 116% më i shtrenjtë

Përhapja e Coronavirusit në Kinë dhe jashtë saj po rrit me shpejtësi kostot e ushqimit dhe pothuajse gjithçkaje tjetër në vend, duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Inflacioni i çmimeve për ushqimet dhe produktet e konsumit në Kinë arriti  5.4% në janar dhe siç thekon Byroja Kombëtare të Statistikave të vendit, gjatë janarit çmimet u rritëm me normën më të shpejtë që nga tetori 2011, kur Kina luftonte për të kontrolluar rritjen e atëherëshme të inflacionit.

Ushqimi, i cili përbën gati një të tretën e shpenzimeve nga konsumatorët kinezë, po nxitet edhe më shumë për shkak se edhe para Coronavirusit gjendja tashmë ishte delikate. Mishi i derrit, edhe për shkak të sëmundjes që preku kafshët në 2019-ës, tashmë është 116% më i shtrenjtë në krahasim me një vit më parë, kurse perimet 17% më të shtrenjta.

Zyra e statistikave pranon ndikimin e Coronavirusit në rritjen e çmimeve ndërkohë që ekonomistët e shohim më thellë kur vlerësojnë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e mënyrën se si Coronavirusi ka prishur lidhjet e prodhimit dhe transportit në shpërndarjen e ushqimeve që prodhohen.

Aktualisht dhjetra qytete kineze janë bllokuar për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 900 njerëz dhe ka infektuar të paktën 40,000 të tjerë kryesisht në territorin e Kinës. Shumë fabrika dhe biznese janë mbylluar, ndërkohë që njerëzit po blejnë vetëm për të përmbushur nevojat themelore, nga frika se për sa kohë mund të mbeten ende në shtëpitë e tyre.

Qeveria, e vetëdijshme se inflacioni i lartë mund të ngjallte pakënaqësi tek qytetarët, njoftoi të hënën se do të rritë importet e mishit dhe nevojava bazike. Pekini gjithashtu ka kërkuar të kontrollojë çmimet e produkteve ushqimore dhe furnizimeve mjekësore, duke inkurajuar kompanitë të zgjerojnë prodhimin dhe të bëjnë hapa konkretë për të frenuar vlerat e çmimeve.

Por kompanitë duket se po shkatërrohen, madje edhe ato më të mëdhatë. Gjigandët e tregtisë elektronike Alibaba, JD.com dhe Meituan njoftuan se do të monitorojnë çmimet nga afër dhe do të heqin artikujt me çmim të tepërt, megjithëse duket se këto masa nuk po funksionojnë aq efektivisht sa pritej. Pasojat nga koronavirusi janë një goditje për konsumatorët kinezë, buxhetet e të cilëve janë tashmë të shtrënguara. Coronavirusi gjithashtu pritet të ketë implikime më të gjera tek ekonomia e trazuar kineze, për të cilën ekonomistët thonë se do përjetojë tremujorin fiskal më të vështirë ndonjëherë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.