The news is by your side.

Inefikasiteti I zyrave të punës: bizneset deklarojnë 682 vende të lira pune në treg


Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë së fundi me dije shifrat zyrtare, sipas të cilave bizneset në të gjithë vendin ofrojnë 682 vende vakante për këdo në kërkim të një pune. Ky numër i referohet informacioneve që një pjesë e vogël biznesesh ndajnë në website-n qeveritar puna.gov.al në lidhje me kërkesat e tregut.
Nga analiza e kryer dhe të dhënat e përbledhura nga kërkasat e publikuara, vihet re se tregu po përballet gjithmonë e më tepër me kërkesa në rritje për zanatçinj të tillë si hekurthyes, marangozë, tornitor, punues druri, punues mermeri, etj. profesione tashmë shumë pak të përhapura e thuajse inekzistente.
Megjithatë vlen të përmendet fakti se, aktualisht me klimën e vështirë të të bërit biznes dhe pengesat gjithnjë në rritje ndaj këtij sektori, bizneset aktuale operojnë në mënyra të tjera për gjetjen e forces punëtore të nevojshme. Për pasojë, bashkëpunimi me zyrat shtetërore të ofertave për punë tentohet të shmanget në masë nga ana e tyre. E në një situate të tillë, natyrshëm lind pyetja, sa të sakta janë vërtet shifrat që deklarohen?

Leave A Reply

Your email address will not be published.