The news is by your side.

Industria shqiptare ndër më të pazhvilluarat e Europës dhe e 109-ta në botë

Ekonomia shqiptare, pavarësisht potencialit të lartë për zhvillim, është sot një nga më pak konkurrueset në Europë. Edhe kur krahësohet me vendet e rajonit, përsëri performanca është tepër negative. Turizmi dhe bujqësia janë dy shtyllat kryesore që kontribuojnë më së shumti në ekonominë shqiptare, e cila nuk ofron shumë mundësi zhvillimi për sektorët e tjerë.

Sektori industial për shembull dhe prodhimi i tij janë ende në nivele shumë të ulëta zhvillimi. Vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundi Raportin e Zhvillimit Industrial 2020 dhe rezultatet për Shqipërinë tregojnë qartë gjendjen e dobët që shfaq sot sektori në fjalë.

Raporti e rendit Shqipërinë të 109-ën në botë lidhur me zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e sektorit industrial. Niveli në fjalë shihet si tepër negativ, duke pasur parasysh se Shqipëria është e parafundit në Europë me performancën më të keqe në industri, që lë pas vetëm Malin e Zi. Të dyja vendet e rajonit rezultojnë shtetet më pak të zhvilluara në kontinent kur bie fjala tek industria. Performancën më të mirë dhe zhvillimin më të lartë teknologjik, si në Europë ashtu edhe në botë e mban Gjermania.

Norma e konkurrueshmërisë në industri përllogaritet duke marrë në kosideratë tre tregues: kapacitetin prodhues dhe eksportes të vendit, kapacitetin për adaptimin me teknologjitë e zhvilluara dhe impakti i vendit në insdustrinë globale. Tek të treja performanca e Shqipërisë ka qënë tepër negative, ku respaktivisht ajo është renditur në vendin e 100, 132 dhe 117.

Leave A Reply

Your email address will not be published.