The news is by your side.

Industria e automobilave – E ardhmja quhet “Makina elektrike”

Me sa duket, prodhuesit e makinave në të gjithë botën po përballen me sfidën më serioze për mbijetesë, prodhimin e makinave elektrike ose konvertimin e automjeteve për të punuar në këtë mënyrë. Vitet e fundit, me gjithë diskutimet e çështjeve mjedisore, pavarësisht se ende në nivele shumë modeste krahësuar me totalin, numri i makinave në Gjenevë, Detroit apo Shangai, përfaqësuesit e prodhuesve më në zë të automjeteve erdhën me plane të qarta e të mirëmenduara për të ardhmen.

Sot globalisht Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjia renditen si vendet me numrin më të lartë të përdoruesve të makinave elektrike, ndërkohë që Norvegjia mban gjithashtu vendin e parë në kontinent për përdorimin e tyre. Vitin e kaluar, shitjet e makinave elektrike në Norvegji u rritën me 40% duke bërë që ato të jenë tani sa 31% e totalit të gjithë automjeteve atje. Me nismat e marra nga qeveria norvegjeze, me sa duket ky trend do të vazhdojë me të njëjtat ritme edhe për 2019, kur mendohet se rreth gjysma e makinave do jenë tashmë elektrike, ndërkohë që në afat të gjatë projeksionet janë që brenda 2025 të gjithë automjetet me karburant fosil të jenë hequr nga qarkullimi.

Për vitin 2017, sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian numëronin rreth 262 milionë makina të regjistruara, prej të cilave rreth 2 milionë ose sa 0.8% e totalit, ishin elektrike apo hibride, që mund të kishin të integruar edhe një motor benzine ose nafte. Vitet e fundit, megjithatë, ka pasur një rritje të qëndrueshme të numrit të makinave elektrike dhe hibride në Bashkimin Europian.

Numri i makinave hibride me benzinë për vitin 2017 rezultonte plot 1.5 milionë që krahësuar me 2013, kur shifra arrinte në 200 mijë, është pothuajse 7 herë më e madhe. Për vendet e Bashkimit Europian, Suedia renditej e para për makinat elektrike apo hibride me 2.4% të totalit, pasuar nga Polonia me 1.9% dhe në vend të tretë Mbretërinë e Bashkuar me një normë respektive prej 1.5%.

Leave A Reply

Your email address will not be published.