The news is by your side.

India 5 vite heqje të drejte për audit ndaj Deloitte dhe KPMG, pas feshehjes së kredive të këqija

India ka paditur së fundi Deloitte dhe KPMG duke kërkuar edhe një ndalim pesëvjeçar të ushtrimit të shërbimeve, lidhur me akuzat se firmat ndihmuan në fshehjen e kredive të këqija për Infrastructure Leasing & Financial Services, grup financiar i madh, falimentimi i të cilit vitin e kaluar shkaktoi një krizë kredie. IL & FS ndihmuan në financimin e bumit të infrastrukturës në Indi dhe kishin një klasifikim të lartë të kredisë derisa Gushtin e vitit të kaluar filluan të humbsin pagesat e borxhit, duke shkaktuar shqetësime dhe mungesa në likuiditet. Duke u frikësuar nga pasojat, në Tetor qeveria mori në dorë kompaninë.

Ministria Indiane për Punët e Korporatave paraqiti në Gjykatën Kombëtare për Ligjet e Kompanive kërkesën kundër Deloitte dhe KPMG si degë  e BSR and Associates, padi e cila sipas nenit 140 të Aktit të kompanive, do të pengonte firmat në fjalë nga auditimi për pesë vjet. Prokurorët gjithashtu u shprehën se të audituarit dhe të anketuarit e tjerë nuk arritën të përmbushnin detyrimin e besuar. Kjo u bë e ditur nga dokumentat e gjykatave, siguruar nga Financial Times. Ata bashkoheshin në mënyrë aktive me menaxhimin e IL & FS, i cili sipas tyre qëllimisht  raportonte aktivitetet mashtruese dhe mbizotëronte në devijimin e fondeve.

Deloitte dhe KPMG nga ana tjetër mohuan akuzat duke u shprehur plotësisht të bindura në kryerjen e plotë dhe të kujdesshme të detyrave si audit. Deklarata zyrtare e Deloitte theksonte se mirëpriste çdo konkulzion për aq kohë sa ai mbështetej në fakte dhe prova të sakta të gjykatave dhe autoriteteve të tjera përkatëse. Ndërsa filiali i KPMG BSR dhe Associates u shpreh auditimi i saj për IL & FS ishte kryer  në përputhje me standardet e zbatueshme të auditimit dhe kuadrin ligjor, si dhe theksoi faktin se kompania do të mbronte pozicionin e vet në përputhje me ligjin.

Firmat e kontabilitetit global janë nën shqyrtim në rritje në Indi. Në 2018, PwC ishte ndaluar nga kompanitë e auditimit të listuara për dy vjet pasi nuk arriti të vërejë një mashtrim prej 1.7 miliardë dollarë në Satyam Computer Services. Kështu kërkesa në fjalë vjen më pak se dy javë pasi Zyra Investigative e Hetimeve të Mashtrimit ngriti akuza penale kundër 30 të pandehurve, duke përfshirë Deloitte dhe KPMG, pas një hetimi njëmujor në rrëzimin e IL & FS. Autoritetet indiane pohojnë se konglomerati kishte ndërtuar një rrjet të kredive mashtruese pasi grumbullimit të më shumë se 12 miliardë dollarë borxhi. Deloitte dhe KPMG nga ana tjetër i mohojnë këto akuza.

India po përpiqet të rikuperojë pasojat nga rrënimi i IL & FS, gjë që ka kontribuar në një ngadalësim dramatik në ekonominë e vendit. Prodhimi i Brendshëm Bruto  u rrit 6.8% për vitin që në terma financiarë përfundoi në 30 Mars dhe kjo është norma më e ulët regjitsruar në pesë vjet.

Shaktikanta Das, guvernatori i Bankës Rezervë të Indisë, tha gjatë fundjavës  banka qendrore nuk do të hezitojë të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të ruajtur stabilitetin financiar dhe kërkoi rregullim më të rreptë të kompanive financiare jobankare. Nga ana tjetër, javën e kaluar, Dewan Housing Finance Corporation Limited, një nga huadhënësit më të mëdhenj të kredive në vend, u vlerësua nga firmat e vlerësimit të kreditit me “D”, qartazi një rënie në renditje, pas pagesave të  borxheve të humbura, gjë që shkaktoi uljen e aksioneve të saj.

Saurabh Mukherjea, themelues dhe shef ekzekutiv i Marcellus Investement Managers, referuar situatës u shpreh se India tashmë po përballet me një krizë financiare mini-Lehman, duke shpresuar që ajo të mos përshkallëzohet më tej. Por që spiralja të mos dalë jashtë kontrollit, vendi ka nevojë që paktën tre muajt e ardhshëm, qeveria dhe organet rregullatore  të veprojnë të sinkronizuara për të rritur likuiditetin në sistem.

/Përshtatur nga Financial Times

Leave A Reply

Your email address will not be published.