The news is by your side.

Importi i energjisë u rrit me 64%, por edhe vjedhjet në rrjet u rritën gjithashtu

Gjatë gjysmës së parë të vitit aktual, sipas të dhënave të institucioneve zyrtare në vend, rritja ekonomike rezultoi vetëm 2.4%, vlerë kjo qartazi shumë më e ulët kur krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 2018- ën rritja ekonomike e gjashtëmujorit ishte dyfish më e lartë, rreth 4.4%. Sipas analizave nga ekspertët dhe institucionet vendase ose të huaja shkak i ngadalësimit ekonomik është bërë padyshim ecuria negative në sektorin  e energjitikës, i cili duket se gjatë vitit aktual po kalon një krizë serioze.

Sipas INSTAT prodhimi vendas i energjisë ka rënë ndjeshëm thuajse gjatë gjithë muajve të vitit. Kështu fundi i tremujorit të tretë e gjeti ekonominë vendase me 38% më pak prodhim nga sektori i energjitikës, ndërkohë që siç bën me dije Instituti i Statistikave gjatë tremujorit të dytë kjo vlerë ishte edhe më e thellë, gati 50% më pak se sa viti i kaluar.

Për pasojë, rënia e prodhimit të energjisë elektrike sigurisht ka ndikuar ndjeshëm edhe bilancin energjetik të vendit. Duke mos qënë i mjaftueshëm as për përmbushjen e nevojave vendase, prodhimi i ulët ka bërë që eksportet të bien dhe gjithashtu të ketë një rritje të lartë importeve. Vetëm tremujorin e tretë të vitit, Shqipëria importoi 64% më shumë energji se sa e njëjta periudhë e vitit 2018.

Përveç kësaj, sipas të dhënave nga INSTAT bie në sy një tjetër fenomen. Për të dytin tremujor rradhazi shihet një rritje e humbjeve jo teknike, që konsistojnë kryesisht në vjedhje të energjisë. Humbjet joteknike të tremujorit të sivjetshëm raportohen rreth 5.6%, nga 4.2% që rezultonin një vit më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.