The news is by your side.

Histori suksesi- gjigantët që ia dolën nga hiçi!

Tek njerëzit e suksesshëm vihet re një dukuri interesante! Tek ajo ç’ka ata kanë arritur, të tjerët shohin vetëm fasadën e bukur, plot arritje, shkëlqim dhe sukses, duke shpërfillur përpjekjet, mundin dhe gjithë vështirësitë apo durimin e qëndrueshmërinë që iu është dashur të tregojnë për të arritur deri atje. Shembuj të tillë ka shumë sot dhe ata padyshim janë modele për t’u ndjekur! Megjithatë disa frymëzojnë më shumë se sa të tjerët, për vetë faktin se i arritën të gjitha po vetë dhe ia nisën nga hiçi! Le të njohim disa prej tyre!

1. Regjisorja amerikane e show-ve televizive Oprah Winfrey, e ngriti gjithë karrierën e saj nga seksizmi dhe ngacmimi në punën e saj të parë televizive, nga ku u pushua përfundimisht, pasi ishte shfrytëzuar. Ama sot ajo renditet e pesta në listën e grave më të pasura të vetë-formuara të Amerikës dhe e dymbëdhjeta në listën grave më të fuqishme globalisht, sipas Forbes. Aktore, regjisore, producente, sipërmarrëse dhe filantropiste, 61 vjeçares iu desh të duronte një fëmijëri në një lagje tejet të varfër dhe të rrezikshme, ç’ka e ktheu në forcë dhe e përdor ende për të dhuruar qindra miliona dollarë në nisma edukative si shkollat apo kurset profesionale për vajzat në Afrikën e Jugut.

2. 5,126 prototipe të dështuara dhe plot 15 vite kursime në para e kohë iu deshën Sir James Dyson derisa të arrinte shpikjen e tij. Dhe nuk u dorëzua kurrë! Thjesht vazhdoi derisa prototipi numër 5,127 rezultoi pikërisht shpikja e madhe që ne njohim dhe përdorim sot, fshesa me korrent. Sipas Forbes, Dyson aktualisht punëson 650 inxhinierë dhe shkencëtarë në kompaninë e tij Dyson Ltd. dhe krenohet me më shumë se 560 patenta. Në një intervistë ai tha për suksesin: “Ju kurrë nuk mësoni nga suksesi, por mësoni nga dështimi. Kur krijova shpikjen time, fillova me një ide të thjeshtë dhe deri në fund, ajo u bë më e guximshme dhe interesante. Kam arritur atje ku kurrë nuk mund ta imagjinoja.”

3. Biznesmeni amerikan Nick Woodman nuk ka qënë gjithmonë  biznesmen; fillimisht ishte student i zakonshëm me pasion për surfing, rezultatet e të cilit nuk shkëlqyen ndonjëherë qoftë edhe pak mbi mesataren. Megjithatë ishte angazhimi i tij për të kapërcyer dështimin ai që e bëri të krijonte kamerën më profesionale në botë, GoPro. Në përpjekje për të gjetur bashkëpunëtorë,  fillimet në internet me EmpowerAll.com apo FunBug, një faqe e-tregtie që shet elektronikë të lira, dështuan. Pasi humbi gati 4 milion dollarë investitorë, besimi i Nick në aftësinë e tij sipërmarrëse u trondit, por ai vazhdoi. Shkoi në një udhëtim surfi për të rregulluar mendimet; por kur u kthye bëri atë që bëjnë miliarderët e rinj, rrezikoi derisa gjithçka shkoi siç ai dëshironte!

4. E irrituar nga 25 vjet shitje në Stanley Home Products, duke u ndjerë e lënë pas dore, Mary Kay Ash dha dorëheqjen dhe filloi të shkruante një libër për gratë në biznes. Së shpejti  kuptoi se që ajo ishte duke shkruar ishte në fakt një plan biznesi për veten, nga e cila lindi Mary Kay Cosmetics Inc. Kur Ash vdiq në 2001, kompania pati shitje totale vjetore mbi 200 milion dollarë dhe më shumë se 800,000 njerëz të punësuar në 37 vende.

5. Kur aktori i Superman-it u bë një katriplegjik në 1995 pas një aksidenti në një garë kalërimi, Reeve pësoi paralizë të përjetshme dhe jetoi pjesën e mbetur të jetës së tij në një karrige me rrota, bashkangjitur me një ventilator. Aktori amerikan e kishte shumë të vështirë të pajtohej me jetën e re: «Në mëngjes, më duheshin njëzet minuta për të qarë. Për t’u zgjuar dhe për ta bërë atë ndryshimin, duhet thjesht të thoni “Kjo vërtet po më thith!”. Kështu për të mos i lejuar vetes ndjenjën e humbjes, ai e pranoi situatën por nuk u ndal këtu. Mblodhi fonde bamirësie dhe krijoi Fondacionin Christopher & Dana Reeve. Gjithashtu bashkë-themeloi Qendrën Kërkimore Reeve-Irvine dhe bashkë-drejtoi filmin e komedisë sportive të animuar, Hero.

6. Nga fillimet modeste si interpretues rruge që luante me fizarmonikë, duke ecur mbi gjilpëra dhe duke ngrënë zjarr, Guy Laliberté nga Kanadaja u bë përgjegjës për trupën më të njohur të cirkut në botë, Cirque du Soleil( Cirku i Diellit). Pas shoqërimit të një ekipi të talentuar të interpretuesve në Los Angeles Arts Festival në 1987 me një biletë thjesht vajtje, ai krijoi në Las Vegas, trashëgiminë Cirque, e cila përveç famës i dha edhe një vlerë totale neto prej 2 miliardë dollarësh.

7. Ikona amerikane e modës Vera Wang hoqi dorë nga një ëndërr olimpike për patinazh në akull në adoleshencën e vonë sepse ndjeu se kurrë nuk do të bëhej më mirë tek ajo gjë, kështu u largua! Ajo vazhdoi të punonte shitëse në Yves Saint Laurent ku ra në vëmendje të drejtorit të modës në Vogue, Frances Stein. Duke kuptuar që ajo nuk ishte në të njëjtën linjë me kryeredaktorin, Wang u largua dhe në moshën 40 vjeç, hapi një butik të vetin me fustane nusërie dhe dizajne dasmash. Ajo që filloi dikur si një ëndërr e rinisë, e ktheu biznesin e ri të Vera Wang në një perandori martesore që aktualisht tejkalon 1 miliard dollarë.

8. Nga puna e tij e parë në moshën 9 vjeç kur shiste gazeta dhe kartolina Krishtëlindjeje, për të kaluar nëpër shtëpitë e strehimit para se të bashkohej në radhët e një bande ushtarake, deri sa në fund përfundoi si i pastrehë 22 vjeçar, për John Paul DeJoria jeta ka qënë luftë! Kështu për të mbijetuar iu desh të fillonte punë si portier, më pas shitës derisa u pranua në një kompani profesionale të kujdesit të flokëve, Redken. Me ndihmën e një huaje prej $700 nga miku i tij Paul Mitchell, në vitin 1980 investoi tek Paul Mitchell Systems. Pas suksesesh të shumta kompania arriti një qarkullim vjetor rreth $900 milion si dëshmi për cilësinë e produkteve, të shitura në më shumë se 150,000 sallone bukurie në 87 vende të botës. Me sa duket DeJoria i pastrehë ia doli!

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.