The news is by your side.

Hetohen Harvard dhe Yale. Dyshohet se kanë pranuar miliarda fonde të huaja

Dy nga universitetet më të njohura të botës, Harvardi dhe Yale, janë vendosur së fundi nën hetim nga Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se mund të kenë për pranuar fonde të padeklaruara nga shtete të huaja, përfshirë Kinën dhe Arabinë Saudite.

Departamenti amerikan për Edukim ka theksuar se këto institucione nuk kanë raportuar në hollësi për qindra miliona dollarë të marra si dhurata të huaja. Kështu nga institucioni në fjalë, është bërë e ditur se që prej muajit korrik të vitit të kaluar, Departamenti i Edukimit ka thënë se ka zbuluar dhurata në vlerën e 6.6 miliardë dollarëve nga disa shtete përfshirë, Katarin, Kinën, Arabinë Saudite dhe Emirate e Bashkuara Arabe, të cilat universitetet i kanë pranuar.

Sipas ligjit amerikan, universiteteve iu kërkohet të raportojnë të gjitha dhuratat e marra nga burime të huaja që tejkalojnë shumën e 250,000 dollarëve dhe me sa duket në rastin konkret shuma e parave është shumë më e lartë se sa kaq. Nga ana tjetër, edhe universitetet kanë filluar përgatitjen për t’ju përgjigjur akuzave.

Edhe më herët zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar shpenzimin e fondeve të huaja në universitete amerikane si “vrimë të zezë” që nuk dihet se si ndodh akordimi i fondeve dhe për çfarë arsye. Sekretarja amerikane për Edukimin, Betsy DeVos për shembull ka thënë:  “Kjo ka të bëjë me transparencën. Nëse kolegjet dhe universitetet janë duke pranuar para dhe dhurata nga jashtë, studentët, donatorët dhe taksapaguesit meritojnë të kuptojnë çfarë vlere kanë dhe nga kush vijnë.Fatkeqësisht sa më shumë thellohemi, aq më shumë e kuptojmë se shumë mjete nuk janë raportuar mirë, ose nuk janë raportuar fare.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.