The news is by your side.

Grupi legjendar “Queen” tashmë i stampuar në monedhën britanike

Në 50 vejtorin e krijimit të tij, grupi emblematik britanik i muzikës rock “Queen” u nderua nga autoritetet e vendit me një pullë të veçantë postare, vendimi i aprovuar nga Posta Mbretërore Britanike. Por duket se nuk mbaron këtu. Tashmë grupi britanik që shkruajti historinë e muzikës rok, do të paraqitet edhe në një monedhë që pritet të hidhet në treg së shpejti.

Freddie Mercury dhe anëtarët e tjerët të grupit, së bashku me instrumentet respektive që luajnë, do të satmpohen në një monedhë me prerje 5 paund e cila është aprovuar dhe krijuar nga Thesari i Mbretërisë së Bashkuar. Ajo do të jetë e para e llojit të vet, që i përket koleksionit të ri “Legjendat e muzikës” dhe pikërisht grupi “Queen” do të jetë i pari në histori që stampohet në një monedhë.

“Ky është një moment i madh që askush nuk e kishte imagjinuar. Kur e nisëm rrugëtimin tonë edhe shkalla e parë dukej e paarritshme. Të bësh të njohur grupin tonë dhe të vlerësosh muzikën që kemi bërë në këtë mënyrë është shumë e veçantë dhe nderim i madh.” ka deklaruar kitaristi Brian May.

Leave A Reply

Your email address will not be published.