The news is by your side.

Greqia zgjodhi sot të parën presidente grua në historinë e vendit

Ditën e sotme parlamenti grek ka votoi dhe zgjedhur që në raundin e parë të parën grua që do të marrë Presidencën e vendit. Me një shumicë votash, 261 nga 294 deputetë të pranishëm, Ekaterini Sakellaropoulou do të mbajë tashmë postin e Presidentes së Republikës së Greqisë. Ajo do të betohet në 14 mars, një ditë pasi mbaron mandati i kreut aktual të shtetit, Prokopis Pavlopoulos.

Ekaterini Sakellaropoulou ka lindur në Selanik në vitin 1956. Ajo është diplomuar në degën e juridikut në Univesitetin e Athinës dhe më pas ka punuar në Këshillin e Lartë të Shtetit ku ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme. Së fundmi Sakellaropoulou mbante madje postin e Kryetares së këtij Këshilli, që konsiderohet si gjykata më e lartë administrative e vendit. Ajo ka ndjekur të drejtën kushtetuese dhe administrative në nivelin pasunivesitar në Univesitetin Sorbonne në Paris. Flet shumë mirë anglisht dhe frëngjisht. Jeton në Athinë, është e divorcuar dhe mama e një fëmije.

Kandidaturën e saj është aprovuar nga të treja partitë më të mëdha të vendit, konservatorët e Demokracise së Re, Syriza dhe Lëvizja për Ndryshim, ndërsa tre partitë e tjera të vogla Partia Komuniste, Zgjidhja Greke dhe Mera 25, abstenuan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.