The news is by your side.

Greqia strategji për të subvencionuar të rinjtë e shkolluar që kthehen në atdhe

  • Emigracioni i të rinjve dhe të rriturve të shkolluar është aktualisht një nga problematikat kryesore të Ballkanit Perëndimor.
  • Qeveria greke ka vendosur të sjellë një strategji për të adresuar këtë problem dhe nxitur rritjen ekonomike të vendit.
  • Ajo do të subvencionojë me rreth 3000 euro në muaj të gjithë të rinjtë që zgjedhin të kthehen dhe ndërtojnë jetën në atdhe.

Vendet e Ballkanit Perëdimor në përgjithësi përballen me një emigracion të shtuar drej shteteve më të zhvilluara të Europës dhe jo vetëm, ku mundësitë për punësim dhe shkollim më të mirë janë padyshim më të larta. Megjithatë Greqia gjithashtu ngjall shumë interes kur merret në shqyrtim ky fakt. Sipas një publikimi të fundit, të vetëm para disa ditëve, ku analizoheshin kryqytetet me rritjen më të lartë të popullsisë për dekadën që lamë pas, theksohej gjithashtu se në tërësi për Greqinë popullsia ishte ulur ndjeshëm për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve dhe të rriturve grekë drejt Gjermanisë, Holandës, Britanisë së Madhe dhe vendeve nordike.

Parë nga një këndvështrim ekonomik, emigracioni i lartë, aq më tepër i të rinjve dhe të rriturve të shkolluar ka pasoja shumë të ndjeshme tek tregu i punës dhe gjithë komponentët e tjerë të lidhur me të. Pikërisht për të adresuar këtë problematikë, qeveria greke ka bërë publike një nismë të re për kthimin e të rinjve në vend. Ajo po mendon një formë subvensionimi për të gjithë të rinjtë e larguar në emigrim, me qëllim që t’i nxisë ata të kthehen dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vend.

Programi “Rebrain Greece” i drejtuar nga Ministria e Punës, do i paguajë të rinjtë shumë të kualifikuar që pritet të kthehen në vend me një subvencion sa 70% të pagave aktuale. Shifra në fjalë, e cila arrin deri në 3000 euro në muaj, do të zgjasë për një vit dhe synon që të nxisë forcën punëtore të kualifikuar të kthehet dhe të kontribuojë për zhvillimin e vendit.

Ministri Grek i Punës, Giannis Vroutsis, referuar programit është shprehur për Euronews: “Bëhet fjalë për grekë të rinj me një nivel të lartë studimesh që shkuan jashtë vendit për të gjetur një të ardhme më të mirë. Ne duam që ata të kthehen, për të ndërtuar këtë të ardhme më të mirë këtu në Greqi; për të sjellë njohuritë dhe përvojën e tyre në ndërmarrjet greke.”

Nga ana tjetër Konstantinos Agrapidas, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve të Punës në Greqi, ka theksuar se vendi po vuan për shkak të humbjes së punëtorëve të saj të aftë dhe ka ardhur koha për marrjen e masave konkrete se si kjo gjendje të tejkalohet.  “Greqia ka paguar një çmim të lartë për shkak të ikjes së trurit.” tha ai. “Familjet dhe shteti Grek kanë investuar për këta të rinj, ndërsa tani Greqia renditet e 26-ta nga 28 vende të BE-së në aftësitë e integrimit dixhital. Ndaj ne duhet të marrim masa.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.