The news is by your side.

Globalisht kompanitë janë bashkuar vetëm në një mision: Të ndihmojnë mjekët!

Pas një mungese të theksuar të dezinfektuesve dhe sapunit në supermarketet amerikane, Melissa Hanesworth dhe Tara Engel menduan të vepronin, duke ditur se të dyja e dinin që ishin në gjendje të bënin diçka: Ato punojnë në fabrikën me qendër në New York të Pernod Ricard SA, perandorisë franceze 35 miliardë dollarëshe të vodka Absolut dhe uiskit irlandez Jameson. Më 16 mars ato dolën me një propozim për ta shndëruar distilerinë e korporatës për diçka që vendi kishte më shumë nevojë, sasi të xhelit të duarve, një pastrues i shitur gjerësisht në të gjithë vendin që nga shpërthimi i Covid-19.

Ato e çuan idenë tek kreu rajonal i Pernod Ricard, i cili e nënshkroi menjëherë dhe pas 48 orësh filloi puna. Deri në 20 Mars, objekti i Pernod Ricard në Fort Smith, Ark. kishte prodhuar 1.000 gallon pastues duarsh me alkool dhe të nesërmen, Presidenti Trump e lavdëroi kompaninë në një konferencë shtypi si një shembull i ndritshëm i korporatave që shkojnë drejt sfidës së luftimit të pandemisë globale.

Përpjekja e distilatorit vjen pasi bizneset kudo në botë po përshtatin operacionet e tyre të përditshme në mënyrë që të ndihmojnë qeveritë të luftojnë Coronavirusin, i cili ka vrarë më shumë se 15,000 njerëz në nivel global nga më shumë se 355,000 raste të konfirmuara të prekura.

Korporatat e mëdha po i kushtojnë gjithmonë e më tepër vëmendje thirrjes për të adresuar nevojat qytetare me ritmin më të shpejtë që nga Lufta e Dytë Botërore, kur prodhuesit e makinave të tilla si Chrysler, Ford, dhe General Motors filluan prodhimin e aeroplanëve dhe pjesëve të avionëve, së bashku me kamionë, tanke, naftë detare, armë dhe predha . Ndërsa kampionët e industrisë ishin idhulluar gjatë asaj periudhe, Big Business në ditët e sotme shihet me dyshim. Megjithatë, shpejtësia e veprimeve të tyre në mesin e krizës globale të Coronavirusit, mund të dëshmojë përfundimisht një nga faktorët më të rëndësishëm në luftimin e pandemisë dhe të ndihmojë në rimarrjen e imazhit publik.

Në SHBA, 3M Co është duke dyfishuar prodhimin e saj të maskave N95 me një normë vjetore prej 2 miliardë dhe themeluesi i Tesla Inc. Elon Musk po bisedon me Medtronic Inc. në lidhje me prodhimin e më shumë respiratorëve. H&M, fabrikuesi masiv i tregut të veshjeve, është duke përshtatur linjat e tij të prodhimit për të furnizuar me më shumë veshje kirurgjikale, ndërsa Smiths Group Plc ka rritur prodhimin e ventilatorëve mjekësorë dhe ka bërë që pronësia intelektuale t’i prodhojë ato në dispozicion të kompanive të tjera. Qeveria i ka kërkuar edhe prodhuesve të motorëve Rolls-Royce Holdings Plc dhe McLaren Automotive që të ndihmojnë.

Në Kinë, vendi që raportoi për herë të parë shpërthimin, Foxconn Technology Group, furnizues i komponentëve të iPhone për Apple Inc., ka aranzhuar linjat e prodhimit për të prodhuar maska ​​kirurgjikale, ndërsa konglomerati i mallrave luksoze LVMH po shpërndan 40 milionë dhe po prodhon dezinfektantë në fabrikat e tij të parfumeve Dior dhe Givenchy. Qeveria gjermane nga ana tjetër ka kërkuar nga prodhuesit e vendit të prodhojnë pajisje mjekësore dhe një zëdhënës i Volkswagen AG tha se kompania ka krijuar një grup pune për të identifikuar opsione të tjera. Më 21 Mars, Google lançoi ​​një faqe interneti kushtuar informacionit në lidhje me Covid-19, një javë pasi Trump kërkoi ndihmën e kompanisë në luftën kundër pandemisë.

Prodhimi i xhelit pastrues nga Pernod Ricard vjen si një valë e ndërmarrjeve të pijeve alkoolike për të plotësuar nevojat e pastrimit. Një numër gjithnjë e në rritje i distilerive, nga sipërmarrjet e vogla në të gjithë territorin e SHBA dhe deri tek gjigandi i famshëm Bacardi në Porto Riko, po punojnë për të furnizuar tregjet me një produkt që prej kohësh mungon në raftet e supermarketeve. Edhe të tjerë distilier si prodhuesi Budweiser Anheuser-Busch InBev NV kanë filluar gjithashtu prodhimin ndërkohë që Shoqata Amerikane e Artizanatit ka deklaruar se 3 në 4 anëtarët e saj të distilimit tani prodhojnë alkool për t’u përdorur si dezinfektues.

Më 16 mars, kreu i komunikimit i Pernod Ricard, Olivier Cavil, hyri në fabrikën e tij lokale në Champagne, rajoni francez që prodhon verën e gazuar me të njëjtin emër, dhe duke mos ditur se kujt t’ia kërkojë i tha stafit se që duhet të siguronin rreth 70,000 litra alkool të papërpunuar për të prodhuar sanitizuesin e duarve. Ai lidhi prodhimin me Laboratoire Cooper, e cila furnizon me tre të katërtat e xhelit për pastrim në farmacitë franceze dhe deri në prill, Laboratoire Cooper pret që të prodhojë 1.8 milion shishe me 5 doza centilitër.

Në SHBA Pernod Ricard pret që të prodhojë rreth 4,000 gallons pastrues në fabrikën e tij në Fort Smith sipas një recete të alkoolit të papërpunuar të denatyruar, glicerinës dhe peroksidit të hidrogjenit, siguruar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Xhel do të prodhohet gjithashtu në distileritë e kompanisë në Kentucky, Texas, dhe Virginia West. E gjithë kjo do t’i dhurohet grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë për t’u shpërndarë në spitale dhe kudo tjetër që është më e nevojshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.