The news is by your side.

Gjiganti 124 miliardë dollarësh i naftës para transformimit rrënjësor

Një ndryshim në krye është një moment për rivlerësim. Kjo ka ndodhur edhe me Bob Dudley, kreu ekzekutiv i BP Plc, i cili do të zëvendësohet nga Bernars Looney, i emëruar të premten si pasues u Dudley. BP Plc është kompani ndërkombëtare e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës e gazit natyror, me qendër në Londër dhe renditet si një ndër shtatët shumëkombëshet më të mëdha globale të fushës së vet.

Dudley, një nga emrat më të lakuar në krye të kompnaisë, dallohet pasi rehabilitoi firmën pas shpërthimit dhe derdhjes fatale të Deepwater Horizon, në SHBA në 2010. Si të gjitha kompanitë e mëdha ndërkombëtare të naftës që së fundi përballen me presionin e shtuar për masat më miqësore ndaj mjedisit dhe problematikat klimaterike, BP nën drejtimin e Dudley pranoi nevojën për t’u përshtatur me një botë që lakmon më shumë energji, por më pak lëndë djegëse fosile.

Projekti standard i industrisë së tyre është që të synojë prodhimin më të dobishëm të naftës konvencionale, ndërsa investon në energji rinovuese dhe ul emetimet, për shembull, duke përdorur filtrate e karbonit për të bllokuar daljen e gazeve serë. Por ekuilibri i saktë i këtyre qëllimeve kërkon shumë përpjekje.

PB gjendet midis dy ekstremeve. Nga njëra anë, ajo përballet me presionin për të ndaluar të gjithë investimet në energjinë hidrokarbure dhe për të kanalizuar të gjithë rrjedhën e saj të investimeve në energji të pastër – çka do të ishte një transformim rrënjësor i kompanisë.

Përndryshe, pa u zhvendosur drejt kësaj linje më ekologjike, hyrësit e rinj  në treg mund ta shfrytëzojnë më së miri këtë mundësi. Sipas kësaj pikëpamje, PB dhe gjigandët e tjerë të naftës duhet të kërkojnë në mënyrë efektive strategji për vazhdimin me sukses të biznesit veten e tyre, ndërsa paguajnë dividentë për aksionarët të cilët mund të investojnë në kompani të prirura  për të kaluar në forma të reja të energjisë.

Kështu detyra e parë e Looney, si kreu i BP identifikimi i perspektivës se ku PB ka aftësi në burimet e rinovueshme. Ka disa fusha ku ka kuptim që kompania të investojë burimet e saj financiare. Ai mund të shndërrojë stacionet e tij të shitjes me pakicë në stacione karikimi për veturat elektrike, ose nga ana tjetër, ekziston logjika për të investuar në infrastrukturën e elektrifikimit të lidhur. Por do të ishte marrëzi të besohej që BP mund të shndërrohet plotësisht në një kompani energjie nga era, dielli dhe bateritë me energji elektike, kur gjithçka filloi dhe ende vazhdon si gjigant hidrokarburesh të djegshme.

Aktualisht me një vlerë pasurie, plot 124 miliardë dollarë, BP është një nga më të mëdhatë krahësuar me të ngjashmet në rradhët e saj. Por sfidat e shtuara së fundi bëjnë që kompania të përballet me rrezikun serioz të një rënieje të thellë. Kërkesa globale më e ulët, çmimet gjithashtu në rënie dhe çështjet klimatrike, në një kohë kur për makinat po kërkohet zëvendësimi i hidrokarbureve me baterike elektrike janë disa nga problemet me të cilat gjithë industria përballet sot. Të gjitha këto duket se rëndojnë më tepër mbi kreun e ri Looney, të cilit i duhet të përballet me realitetin dhe të tregojë vlerën e tij në menzxhimin e gjithë kësaj situate.

Nga reputacioni, Looney është energjik dhe i mprehtë, siç është demonstruar nga promovimi  i shpejtë në radhët e tij. Ama atij do i duhet të sjellë energji ndryshe në kryerjen e një vlerësimi realist të asaj që BP mund të bëjë dhe çfarë u mbetet më mirë të tjerëve.

/ Burimi: Bloomberg

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.