The news is by your side.

Gjigandët globalë po punësojnë të papunët kinezë të Coronavirus: Le të zbusim goditjen ekonomike!

Qeveria kineze ka pezulluar aktivitetin ekonomik pas shpërthimit të Coronavirusit dhe një valë e madhe tronditjeje ka përfshirë ekonominë e dytë më të madhe në botë. Sigurisht kjo ka ndikuar jo vetëm ekonominë vendase por edhe të gjitha shtetet e tjera me të cilat Kina ka marrëdhënie tregtare dhe siguron zinxhirët e furnizimit. Megjithatë, aktualisht disa nga kompanitë më të shquara në Kinë po  punësojnë pikërisht punëtorët e pezulluar për shkak të virusit, për të ndihmuar në zbutjen e goditjes ekonomike.

JD.com, një nga firmat më të mëdha të tregtisë elektronike në Kinë, ka premtuar të hapë më shumë se 20,000 vende të reja pune dhe aktualisht po punëson punëtorë depoje, korrierë dhe madje edhe persona për poste drejtues. Masa ka për qëllim të minimizojnë ndikimin e epidemisë në punësim, të paktën në një afat të shkurtër”, siç u shpreh edhe JD.com në një deklaratë, duke shtuar se dëshiron të mbështesë punësimin e qëndrueshëm edhe në vazhdim. Kompania gjithashtu tha se disa nga pozicionet do të jenë të përkohshme kurse të tjerat jo.

Përveç kompanisë në fjalë, të njëjtën masë po e ndërmarrin edhe të tjera shumë të njohura. Dada Group, një shitës lokal i mbështetur nga JD do krijojë gjithashtu 15,000 pozicione shtesë. Një nga sektorët e kompanisë, JD Daojia, një shërbim i njohur online që shpërndan ushqime dhe produkte të freskëta për supermarkete si Walmart dhe Aldi pritet të rekrutojë rreth 5,000 punëtorë për të ndihmuar në paketimin e porosive.

Zinxhiri i supermarketeve të JD.com, 7FRESH, po ashtu po punëson njerëz punon njerëz nga restorante, hotele, kinema dhe dyqane me pakicë, të mbyllura përkohësisht për shkak të Coronavirusit. Ata do të kenë të drejtë të marrin pozicione të reja afatshkurtra, deri në rikthimin e gjendjes së mëparshme.

Alibaba njoftoi një plan të ngjashëm këtë javë. Të hënën, ajo prezantoi një skemë “ndarjeje të punonjësve” që do t’u lejonte atyre që punojnë në recepsione, kinema, departamente dhe punë të përkohshme në kompani, në mëyrë që të nxisin disi aktivitetin ekonomik, tashmë në kolaps.

Disa punëtorë tashmë kanë gjetur punë përmes këtyre nismave. JD.com tha të mërkurën se njësia e saj e logjistikës ka marrë të paktën 700 punonjës nga më shumë se 10 kompani, duke shtuar se firma po vazhdon të punojë me partnerë, agjensi personeli dhe restorante për të rekrutuar më shumë njerëz në mijëra qytete.

Leave A Reply

Your email address will not be published.