The news is by your side.

Gjermania, humbësja më e madhe nga Brexit. Ja arsyeja, e vjetër sa vetë historia!

Një ndjenjë e çuditshme po përhapet midis elitave të Gjermanisë, pas Brexit. Nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Irlanda padyshim ka më së shumti frikë nga largimi i Britanisë nga unioni, por Gjermania mund të jetë e dyta. Kjo për faktin se Brexit ndryshon jo vetëm BE-në e mbetur, por edhe rolin e Gjermanisë brenda saj, në një mënyrë që gjermanët për gjysmë shekulli janë përpjekur ta shmangin.

Integrimi Evropian, duke filluar nga vitet ’50 ishte për Gjermaninë Perëndimore një mënyrë për shlyerjen e së kaluarës së vet nacionaliste dhe luftarake. Qytetarët e saj ishin të etur për të nënshtruar një pjesë të identitetit të tyre në një entitet “post-nacionalist”, të bazuar në rregulla jo-militariste, në këmbim të pranimit përsëri nga fqinjët e tyre. Të okupuar nga tre Fuqitë Aleate, ata nuk kishin sovranitet të plotë kombëtar, kështu që nuk shqetësoheshin për t’i dhënë më shumë Brukselit.

Për të ecur përpara me këtë projekt evropian, gjermanët u mbështetën në lloje të ndryshme të mbështetjeje nga Aleatët. Për të ndërtuar strukturat që më vonë u bënë BE, ata kishin nevojë për Francën. Francezët, sidoqoftë, posaçërisht nën udhëheqjen e Presidentit Charles de Gaulle, e panë “Evropën” ndryshe: jo vetëm si pajtim me Gjermaninë, por edhe si një vektor të ri për të projektuar fuqinë franceze. Në njëfarë mënyre si “aq më mirë të mbash anglo-saksonët e fuqishëm, aq më mirë është.”

Këta anglo-saksonë ishin natyrisht SHBA dhe Britania, dy fuqitë e tjera që u duheshin gjermanëve perëndimorë. SHBA-ja i mbrojti ata kundër Sovjetikëve dhe mbajti nën kontroll rendin ndërkombëtar, kurse britanikët, në thelb një version më i vogël, më i njohur  dhe më europian i amerikanëve, shërbyen si kundërpeshë kundër francezëve.

Në fakt, Frankofilia gjermane ishte gjithnjë e më pak fenomen sesa politikë e imponuar nga lart-poshtë; Në të kundërt, Anglofilia gjermane u përhap nga poshtë lart. Këtu ndihmoi edhe fakti se britanikët e pas luftës morrën kompetenca dhe rindërtuan Gjermaninë veriperëndimore, atdheun e stërgjyshërve, siç vetë gjermanët i quajtën pastaj fqinjët e tyre të përtej detit. Dashuria ishte vulosur kur Beatles u shfaqën në Hamburg.

Gjermanët Perëndimorë gjithashtu kishin motivime politike për të dashur të përqafonin Britaninë brenda klubit evropian, pavarësisht rezistencës kokëfortë të de Gaulle. Gjermania dhe Franca kanë pasur gjithmonë tradita ekonomike përplasëse. Sistemi francez, i quajtur dirigisme, bazohet në ndërhyrjen e shtetit që ndikon në kërkesë dhe tregtinë e lirë. Ai gjerman, i emërtuar ordoliberalism, bazohet në kufizimin e shtetit në funksione të ngushta (siç është antitrusti), duke i bërë tregjet dhe tregtinë më të lirë.

Kështu, gjermanët i panë britanikët, ashtu si veten e tyre, më natyralë në vlera sesa francezët. Projektet e drejtuara kryesisht nga britanikët dhe gjermanët përfshijnë tregun e unifikuar, politikën e rreptë të konkurrencës dhe marrëveshjet e tregtisë liberale. Projektet që ata parandaluan me sukses (të paktën deri më tani) përfshinin një “politikë industriale” evropiane, e cila kishte tendencë të zbatohej sipas kodit francez.

Kështu Brexit do të thotë se qendra e gravitetit në BE tani është zhvendosur në juglindje, në Parlamentin Evropian, por mbi të gjitha në Këshill. Me Britaninë, veriu (ku përfshiheshin vende si Gjermania, Suedia, Danimarka, Finlanda, Irlanda dhe Holanda) kishte një përqindje bllokuese prej 36.8%. Pa Britaninë kjo pjesë ka rënë në 27.8%, shumë e vogël për një veto.

Linjat e tjera që përshkojnë këto gjeopolitika që janë po aq të pabesa ndaj Gjermaninë. Ato nuk ndahen vetëm midis veriut dhe jugut, por edhe midis lindjes dhe perëndimit. Për shembull, Polonia, Republika Ceke, Sllovakia dhe Hungaria janë bashkuar për të hedhur poshtë politikën e emigrantëve të BE-së, të cilën ata e shohin si të diktuar nga Gjermania e pas krizës së refugjatëve të 2015. Madje për këtë ata kanë arritur të sigurojnë edhe mbështetje nga partnerët tradicionalë të Gjermanisë , siç është Austria. Në varësi të çështjes, aleancat e tjera po marrin formë vazhdimisht, shpesh kundër shtetit më të madh anëtar, Gjermanisë.

Kështu gjeografikisht dhe politikisht, Gjermania e gjen veten edhe një herë nën presione të pakëndëshme. Historikisht, ky tension vazhdimisht ka çuar në telashe. Për shkak të “shkallës së tij të vështirë”, siç e thoshte një ish-kancelar i Gjermanisë Perëndimore, Gjermania ishte gjithnjë ose shumë e dobët (në shekujt 17 dhe 18) ose shumë e fortë (në fund të 19 dhe fillim të 20-të) që kontinenti të ishte i qëndrueshëm. Fuqitë e tjera ose u bënë bashkë kundër Gjermanisë ose u dominuan prej saj. Ndërsa shkrimtari Thomas Mann e trajtoi këtë në vetëm një fjali të paharrueshme, “kontinenti është i dënuar përgjithmonë të zgjedhë midis “një Evropë gjermane” ose “një Gjermanie Evropiane””

Kjo qasje u lehtësua kur Britania ishte pjesë e BE. Britania ishte shumë lart – ekonomikisht, demografikisht dhe nga pikëpamja ushtarake – për të balancuar Gjermaninë, Francën dhe gjithë kontinentin. Askush nuk ishte më i lumtur për të qenë i ekuilibruar se gjermanët, sepse gjëja e fundit që ata dëshirojnë është që të detyrohen të udhëheqin, duke e ditur që kjo do të zgjojë në mënyrë të pandërprerë zemërimet e vjetra kundër tyre, ama tani pikëpyetja gjermane është rikthyer. Në mënyrë koshiente ose jo, prej gjermanëve tani dëgjohet vetëm një thirrje e keqardhur: “Të dashur Britanikë, ju lutem mos na e lini kontinentin vetëm për veten tonë!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.