The news is by your side.

Gjermania: Asnjë humbje pune! Do paguajmë kompanitë dhe punonjësit freelancer

Qeveria gjermane do të kthehet në politikën e saj të kursimeve pasi të përfundojë kriza e Coronavirusit, ka theksuar Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier. Më herët Gjermania ka rënë dakord për një paketë me vlerë deri në 750 miliardë euro (812.25 miliardë dollarë) për të zbutur dëmin e shpërthimit të Coronavirusit në ekonominë më të madhe të Evropës, me Berlinin që për këtë arsye synon të marrë borxh për herë të parë që nga 2013.

“Sapo të përfundojë kriza dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë brenda disa muajve, ne do të kthehemi në politikën shtrënguese dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në politikën e balancuar të buxhetit.” tha ai.

Qeveria pret që pandemia të zhytë ekonominë në recesion dhe Ministri i Financave Olaf Scholz ka thënë se planet e tij të fundit të buxhetit bazohen në supozimin se prodhimi i brendshëm bruto do të tkurret me rreth 5% këtë vit.

Gjermania aktualisht ka rreth 27.436 raste të konfirmuara të Coronavirusit dhe 114 njerëz kanë humbur jetën. Qeveria ka njoftuar një sërë masash për të zvogëluar goditjen për kompanitë gjatë krizës dhe Altmaier ka theksuar se shteti është i gatshëm të blejë aksione në kompani. Duke kërkuar të sigurojë të ardhurat e firmave dhe punonjësve freelancer, Altmaier gjithashtu tha se do të jetë e qartë nga mesi i javës tjetër, se ku do të drejtohen ata që të marrin ndihmë gjatë krizës aktuale.“Procesi duhet të jetë sa më pak burokratik.” tha ai duke përsëritur se qeveria po bën ç’mundet për të siguruar që Coronavirusi të mos çojë në humbje pune.

Leave A Reply

Your email address will not be published.