The news is by your side.

Gjermania 12 muaj leje lindjeje për secilin prind, SHBA i vetmi vend pa një politikë sociale për të

Është bërë publike së fundi një tjetër politikë sociale shumë inovatore nga Finlanda e udhëhequr politikisht nga gratë. Kryeministrja e vendit Sanna Marin, shumë e njohur tashmë për reformat në dukje shumë revolucionare, ka theksuar se tashmë leja e lindjes në vend do të aplikohet njëlloj për të dy prindërit, nga 7 muaj pushimi të paguar secili. Sipas saj kjo bëhet me qëllim që prindërit të kenë më shumë kohë për familjen dhe fëmijët, si dhe që burrat e gratë të kenë njëlloj kohë dhe përgjegjësi mbi detyrat e tyre familjare.

Por si ndryshojnë lejet e lindjen nëpër vende të ndryshme? Kush spikat për politika sociale pak të ndryshme nga të tjerët?

Një raport i UNICEF i vitit 2019 zbuloi se edhe kur baballarëve iu jepet pushim me pagë, ata jo domosdoshmërisht e marrin atë: “Në Japoni, i vetmi vend që ofron të paktën gjashtë muaj me pagë të plotë për baballarët, vetëm 1 në 20 mori u largua me leje në 2017. ” theksohej në raport.

Kjo shihet si një faktor pse disa gra japoneze vendosin të mos kenë fëmijë. Nënat përfundojnë vetë të mbingarkuara në rritjen e fëmijëve dhe kompanitë që kërkojnë orë të gjata pune, nuk ofrojnë fleksibilitetin e kërkuar nga prindërit që punojnë. Vitin e kaluar, numri i lindjeve në Japoni shënoi nivelin më të ulët ndonjëherë.

Në Gjermani, politika e pushimit prindëror është krijuar për të inkurajuar baballarët që të ndajnë kohën efektshëm midis punës dhe familjes. Leja prindërore atje jep 12 muaj pushim të paguar, por nëse të dy prindërit bëjnë kërkesë për leje, ajo mund të zgjatet edhe deri në 14 muaj.

Raporti i UNICEF-it vuri në dukje se mes 31 vendeve të pasura që ishin marrë në studim, Shtetet e Bashkuara ishin vendi i vetëm që nuk kishte një politikë kombëtare të pushimeve të paguara për nënat ose baballarët kur ata bëheshin prindër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.