The news is by your side.

Gates dhe Branson po investojnë miliona për idenë e së ardhmes, krijimi i mishit në kushte laboratorike

Memfis Meats është një kompani amerikane që krijon mish në kushte laboratorike, duke përdorur qelizat e kafshëve. Megjithëse njerëzit janë ende skeptikë dhe prodhimet nuk gjenden akoma në masë në raftet e dyqaneve, kompania sapo bëri një hap të madh më afër shitjes së produkteve të saj. Ajo ka fituar një financim prej plot 161 milionë dollarësh nga një sërë kompanish dhe investitorësh të tjerë si SoftBank Group, Norwest, Temasek, Bill Gates dhe Richard Branson,  madje edhe kompanitë e tjera të mishit Tyson dhe Cargill. Kjo e bën fondin e përgjithshëm të kompanisë të vlejë mbi 180 milion dollarë.

Memphis Meats përbëhet nga numër fabrikash të reja që përpiqen të krijojnë mish nga qelizat e kafshëve, pa iu dashur t’i vrasin ato. Madje sipas kompanisë, konsumatorët nuk do të jenë në gjendje të tregojnë ndryshimin midis mishit të krijuar artificialisht dhe atij tradicional.

Me paratë shtesë, Memfis Meats me bazë në Berkeley po planifikon të hapë një fabrikë ku mund të fillojë prodhimin e prototipeve për të shfaqur produktet e saj për klientët e interesuar. Duhen rreth 18 muaj deri në dy vjet që fabrika të ngrihet dhe të funksionojë. Kur produktet përfundimisht të hidhen në treg, ato pretendohet të jenë të përballueshme për konsumatorët. 

Por teorikisht, mishi i krijuar në kushte laboratorike duhet t’i targetohet një grupi tek të interesuar zakonisht në alternativa mishi me bazë bimore, ose që nuk e konsumojnë fare atë për shkak se nuk duan të vrasin kafshë. Sigurisht, ai ka një ndikim relativisht të ulët në mjedis dhe nuk dëmton kafshët. Por ka dallime të mëdha midis dy produkteve.

Proteina e përdorur për mishin artificialisht të krijuar në laborator është me burim nga bimët, jo me origjinë shtazore. Deri tani, Memfis Meats ka qenë në gjendje të prodhojë mish viçi, rose dhe mish pule. Por teknologjia që ai përdor mund të zbatohet edhe për llojet e tjera të mishit, si ushqimet e detit, apo edhe për të krijuar varietete shumë specifike, si viçi i ushqyer me bar, etj. Megjithatë ndryshe nga proteina me bazë bimore, e cila është gjerësisht e disponueshme, si produkt final mishi i krijuar laboratorikisht është akoma mister për shumicën e konsumatorëve, që ende nuk e kanë përqafuar plotësisht.

Pavarësish kësaj investitorët largpamës dhe me vizion e shohin kompaninë dhe mënyrën se si ajo ka vendosur të vijë në treg, si zgjidhjen e duhur për të ardhmen. Ata mendojnë se me popullsinë globale në rritje enorme dhe kërkesat për ushqim gjithashtu në rritje, sigurisht që do të jetë e pamundur që e gjitha të përballohet nga mishi natyral. Për kompanitë si Tyson, një nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në botë, investimi mund të jetë një mënyrë për të siguruar që të mos humbasë kontrollin e tregut nëse konsumatorët zgjedhin mish të kultivuar, për të ulur ndikimin mjedisor nga industria e mishit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.