The news is by your side.

Gabimisht apo me qëllim Versace shkaktoi jo pak tensione politike në Kinë!

Versace, kompania ndërkombëtare e veshjeve të luksit duket se po përballet me tensione të shumta në Kinë, të cilat kanë ndikuar që marka në humbasë edhe imazhin zyrtar ambasadore në Kinë, aktoren Yang Mi. Kjo e fundit ka deklaruar se do t’i japë fund bashkëpunimit  me markën luksoze të modës, pas një polemike që shpërtheu në internet për pretendimet se modeli i ri i bluzave kundërshtonte sovranitetin politik të vendit.

Yang, ambasadorja e parë kineze e Versace, lëshoi njoftimin për t’i dhënë fund kontratës së saj me kompaninë pasi bluzat e reja e renditën Hong Kongun si shtet më vete dhe jo si qytet të Kinës. E njëjta  gjë ndodhi edhe me Macau. Të dyja janë rajone të veçanta administrative të Kinës, madje Hong Kong-u, ish-koloni britanike, u bë një rajon administrativ i vendit në 1997, por nga një pakujdesi ose jo, tek bluzat e reja të Versace qytetet renditen si shtete më vete.

Në një deklaratë postuar të dielën në llogarinë zyrtare të studios së aktores, theksohej fort fakti se marka ka dëmtuar integritetin sovran dhe territorial të Kinës. Versace nga ana tjetër ka kërkuar falje dhe ka hequr bluzën nga qarkullimi.  Sipas kompanisë modeli i gabuar i T-shirts u hoq nga raftet e saj  dhe është “shkatërruar” plotësisht. “Kjo ndodhi për shkak të neglizhencës sonë dhe ne na vjen shumë keq për ndikimin që kemi shkaktuar,” tha Versace në postim, duke shtuar se “respekton me vendosmëri sovranitetin e Kinës.”

Bluza e Versace është ngjarja më e fundit në një seri gabimesh të tilla të supozuara nga kompani të huaja në Kinë. Vitin e kaluar, një reklamë nga Dolce & Gabbana tregonte një model kinez që po luftonte të hante spageti dhe pica me shkopinj, gjë që asokohe ndezi zemërimin dhe bojkotin e produkteve të markës së mirënjohur.

Polemikat rreth bluzave gjithashtu vijnë në një kohë kur tensionet mes Kinës dhe Hong Kong-ut janë intensifikuar në dy muajt e fundit, ku protestat në Pekin kanë hyrë në javën e tyre të 10-të. Këtë fundjavë, përveç rrugëve të qytetit demonstratat u përhapën edhe në aeroport, më i ngarkuari në botë për sa i përket pasagjerëve ndërkombëtarë. Kina bllokoi aeroportin Cathay Pacific Airways Ltd. pasi punonjësit e linjës ajrore të Hong Kong-ut u bashkuan në protesta, një nga shenjat më të forta se autoritetet kineze po humbasin durimin me demonstratat që prej muajsh kanë përfshirë ish-koloninë Britanike.

/ Burimi: Bloomberg

Leave A Reply

Your email address will not be published.