The news is by your side.

Forcohet jeni japonez, por rritet shqetësimi në SHBA


Jeni japonez ka arritur vlerën maksimale ditën e mërkurë teksa kurba e Thesarit të Shteteve të Bashkuara u përmbys për herë të parë që nga 2007 për shkak të shqetësimeve në rritje për një recesion global, që po i drejtojnë investitorët tek asetet më të sigurta.

Një inversion i kurbës së Thesarit, që ndodh kur bonot afatshkurtra bien më shumë se sa ato afatgjata, konsiderohet si një tregues klasik recesioni dhe rënia e fundit ishte paralajmërimi ndaj tregjeve globale pas përshkallëzimit të luftës tregtare SHBA-Kinë.

Jeni, i cili sot u tregtua më lart, mori një shtytje të mëtejshme dhe u afrua drejt vlerës më të lartë përgjatë këtij viti krahësuar me dollarin amerikan.

“Ajo çfarë nënkupton inversioni i kurbës së thesarit është se tregjet po sinjalizojnë se Bankave Qëndrore po u mbarojnë zgjedhjet. Duke u distancuar për një çast nga lufta tregtare, ai tregon një panoramë më të gjerë të ekonomive të mëdha industriale si Kina dhe Gjermania,” tha Stephen Gallo drejtues i strategjive europiane për shkëmbimet me jashtë në BMO.

Valuta japoneze u forcua me 106.12 kundër dollarit, duke shënuar vlerën më të lartë me një rritje prej 0.6 % brenda një dite. Përgjatë natës ajo pati arritur vlerën më të ulët të javës pasi presidenti i SHBA spostoi planin e tij për të vendosur 10 % tarifë mbi eksportet kineze nga Shtatori në Dhjetor. Njoftimi erdhi pas bisedimeve të reja mes zyrtarëve të SHBA-së dhe atyre të Kinës

“Askush nuk beson se ky është një hap drejt një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës,” tha Neil Mellor, strateg i shkëmbimeve me jashtë në BNY Mellon. “ Tregu tashmë ka ecur përpara… dhe juani do të vazhdojë të dobësohet në periudhën afatgjatë,” tha Mellor.

Juani pati arritur vlerën më të madhe të javës ndaj dollarit pas shtyrjes së tarifave, por ra sërish me 0.4 % dhe është akoma në nivelet mbi 7 juan për dollarë, vlerë e arritur javën e kaluar kur u njoftua tarifa prej 10 %.

/ Burimi: Reuters

Leave A Reply

Your email address will not be published.