The news is by your side.

FMN: Ulja e taksave rrit nivelin e investimeve në biznesin privat

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë me dije se investimet e biznesit në SHBA kanë qenë në rritje. Që nga fundi i vitit 2017, bizneset amerikane kanë blerë më shumë makineri, kanë zhvilluar software-ë dhe kanë krijuar pronësi të reja intelektuale. Disa besojnë se çelësi i kësaj rritjeje në investime ka qenë ulja e  normës së taksave  nga 35% në 21%, që uli koston e kapitalit. Kështu kosto më të ulëta kapitali teorikisht inkurajojnë pronarët e bizneseve të rrisin investimet.

Por studimi i fundit nga FMN sugjeron një arsye më të thjeshtë: investimet në biznes janë rritur sepse kërkesa e brendshme dhe shitjet janë në rritje. Në të gjithashtu zbulohet se rritja e fuqisë së tregut – pra aftësia e kompanive për të ngarkuar çmimet mbi kostot e prodhimit – ka zvogëluar ndikimin e uljes së taksave të korporatave në vendimet e investimeve të biznesit.

Rritja e shitjeve dhe optimizmi për perspektivat e tyre në të ardhmen janë forcat qendrore që ndikojnë kompanitë të investojnë më shumë. Për shembull, nëse një pronar biznesi pret që  të vazhdojë të ketë shitje të forta në tremujorin tjetër, ka shumë të ngjarë të rrisë investimet në biznes dhe të nxisë prodhimin.

Sipas studimit, si rezultat i vlerësimit të fundit ekonomik të Shteteve të Bashkuara – praktikisht e gjithë rritja e investimeve të biznesit  shpjegohet nga pritjet e sektorit privat për kërkesën e ardhshme për produkte. Për të matur pritjet e kërkesës në të ardhmen, janë përdorur parashikimet e sektorit në konsumin e brendshëm dhe eksportet neto – domethënë, pjesa jo investuese e prodhimit.

Ndërsa perspektivat e shitjeve në të ardhmen luanin një rol kryesor në ndikimin e pronarëve të bizneseve për të investuar më shumë, çfarë i shtyu konsumatorët të shpenzojnë më shumë? Faktorët që rritën kërkesën në vitin 2018 përfshijnë të ardhurat më të larta të familjeve për shkak të uljes së taksave, si dhe shpenzimet më të larta qeveritare.

Analiza sugjeron se ndjeshmëria e investimeve ndaj ndryshimeve të taksave ka rënë gjatë 30 viteve të fundit për shkak të rritjes së fuqisë së tregut të kompanive të mëdha. Ndërsa kompanitë fitojnë fuqi në treg dhe industritë e tyre përkatëse bëhen më të përqendruara, fitimet mbizotërojnë kur ka më shumë konkurrencë. Në një mjedis të tillë, një ulje e taksave mbi të ardhurat e korporatave teorikisht rrit konkurrencën dhe gjithashtu edhe fitimet. Prandaj, sot një ulje e taksave ka një ndikim më të vogël sesa në dekadat e kaluara dhe kjo për shkak të ndryshimit të natyrës së të bërit biznes.

Të dhënat për vitin 2018 mbështesin gjithashtu idenë se rritja e fuqisë së tregut po zvogëlon ndjeshmërinë e firmave ndaj ndryshimeve tatimore. Faktorë të tjerë që kanë influencuar më tej rritjen e investimeve që nga viti 2017 përfshijnë padyshim pasigurinë e politikës ekonomike, në kontekstin e përshkallëzimit të tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

Në thelb, kanë qënë ndryshimet tek legjislacioni i taksave dhe jo ulja e kostos së kapitalit, ajo që ka ndikuar në vendimet e korporatave për të investuar më shumë.  Prandaj kjo duhet parë si një tregues i qartë se janë pikërisht politikëbërësit ata që nxisin rritjen e mëtejshme të investimeve në biznes duke zvogëluar pasigurinë e politikës ekonomike, duke përfshirë zgjidhjen e tensioneve tregtare dhe duke pasur një përqasje suportuese ndaj biznesit privat në vend.

/ Burimi: Fondi Monetar Ndërkombëtar

Leave A Reply

Your email address will not be published.