The news is by your side.

FMN: Largimi i “trurit” të kombit, dëm 120 milionë euro në vit për Shqipërinë

Pavarësisht problematikave të shumta, një ndër temat më të diskutuara e një ndër sfidat e shoqërisë së sotme shqiptare është emigrimi neto. Gjithnjë e më tepër, të paktë thuajse këto 30 vitet e fundit, vendi po përballet me fenomenin e largimit masiv të të rinjve dhe pjesës së shkolluar e me kualifikime, referuar si “truri” i kombit.

Alarmi për këtë fenomen, ndihet jo vetëm në vend, por është ngritur gjithashtu edhe nga organizmat ndërkombëtare. Kështu për shembull, vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë edhe shifra konkrete të kostos ekonomike me të cilën përballet vendi si pasojë e emigrimit neto. Sipas FMN, në vende si Shqipëria emigracioni shkakton një dëm ekonomik nga 0.6% deri në 0.9% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto. Për një ekonomi si e jona, ku në vlera vjetore kjo shifër rezulton në 13 miliardë euro, duket se dëmi i shkakruar nga emigracioni arrin në vlerat prej 120 milionë euro në vit.

Gjithashtu përveç pjesës së konsiderueshme të demit financiar, që shkaktohet tek prodhimi kombëtar nga emigracioni, ky fenomen shkurton forcën punëtore në shifra të parashikuara nga 10 deri në 20%.

Në rajon, sipas raportimeve nga FMN, përveç Shqipërisë shifra të larta dëmi ekonomik nga emigracioni regjistrohen edhe për Malin e Zi dhe Rumaninë, ndërsa për kontinentin, vendet Baltike Letonia dhe Lituania janë thujase në të njëjtën linjë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.