The news is by your side.

Finlandezët po zhyten në borxhe. Shkak mungesa e njohurive si të administrojnë financat e tyre

Njerëzit më të lumtur të globit duket se kanë nevojë për ndihmë në administrimin e financave të tyre. Në Finlandë, që kryeson Raportin e Lumturisë Botërore të Kombeve të Bashkuara, Banka Qendrore e vendit po harton një strategji të shkrim-leximit financiar për qytetarët. Ideja, e konceptuar për një vend që tashmë tejkalon pjesën më të madhe të botës së pasur nga ana e arsimit, është ideur për të kuptuar nëse pak më shumë mendime financiare do t’i ndihmojnë finlandezët të huazojnë më pak.

Borxhi familjar finlandez është dyfishuar në dy dekadat e fundit, kundrejt një sfondi në rënie të normave të interesit dhe heqjes graduale të parave cash si një formë pagese. Finlanda, shtëpia e kompanive të famshme si Nokia dhe Rovio e Angry Birds, është e njohur për aftësitë teknike dhe analitike në proceset e punës, por gatishmëria e tyre për të pranuar pagesa dixhitale më shumë se sa paratë likuide ka bërë që njerëzit të kenë më pak disiplinë në zakonet e tyre të shpenzimeve.

Tani, një rekord prej 7% e 5.5 milion qytetarëve të Finlandës paguajnë thuajse gjithçka me para nga rrjeti dhe autoritetet kanë ngritur alarmin për rritjen masive të kredisë konsumatore. Nga ana tjetër, finlanda tashmë ka eksploruar mënyra të tjera për të ulur borxhin e familjeve dhe deri në vitin 2023, qeveria dëshiron të ketë një regjistër krediti me të dhëna, për të ndihmuar huadhënësit të vlerësojnë nëse do të japin një kredi të re.

Hands holding smartphones. Banking payment apps. People sending and receiving money wireless with their mobile phones.

Rregullat për kredinë konsumatore vendase u shtrënguan që gjatë vjeshtës së kaluar, pasi autoritetet finlandeze filluan të janë të shqetësuar për koston njerëzore të borxhit, i cili, në raste ekstreme, madje mund të bëjë që njerëzit të mënjanohen nga tregu i punës, pasi punëdhënësit shmangin punëtorët me histori krediti të dobët.

Shqetësimet e borxhit në Finlandë nuk kufizohen vetëm në buxhetet e familjeve. Ndërsa Danimarka, Suedia dhe Norvegjia gëzojnë vlerësimet e AAA në të gjithë bordin, Finlanda qëndron për shkallën e saj AA + pasi borxhi i qeverisë qëndron në mënyrë të përsëritur në pragun e Bashkimit Evropian 60% të PBB-së.

Në parlamentin e Finlandës, ekziston një konsensus i gjerë se mbajtja e konsumatorëve sa më të informuar për rreziqet e borxhit është thelbësore. Plani gjithashtu ka mbështetjen e sektorit financiar. Sipas ekspertëve, askush nuk duhet të mësojë të menaxhojë financat e tyre pasi të ketë gabuar njëherë. Atëherë mund të jetë shumë vonë. Ndaj këto aftësi duhet të mësohen shumë më herët

Kështu finlandezët po eksplorojnë shtigje të teknologjisë së lartë drejt edukimit të qytetarëve se si t’i përdorin paratë e tyre. Në të ardhmen, mjetet e reja ndërtuar mbi algoritme të mësimit të makinerisë do të ndihmojnë në parashikimin e sjelljes financiare të njerëzve, parashikime personale të rrjedhës së parave dhe t’u japin konsumatorëve këshilla për shpenzimet e tyre. Ama njerëzit fillimisht duhet të jenë të gatshëm dhe të motivuar t’i përdorin ato mjete, pasi pa u përballur me realitetin e tyre financiar, asnjë nga këto mjete nuk do të ndihmojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.