The news is by your side.

Faleminderit Haradinaj !

Nga: Mateo Spaho

Pas ngercit te dialogut Kosove Serbi ne daten 6 Nentor 2018, Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj, vendosi takse 100% te vleres mbi produktet e importit me prejardhje nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, si dy vendet e vetme te Ballkanit Perendimor qe nuk kane njohur Pavaresine e Kosoves.

Masa dukej e perkoheshme por Haradinaj ka demostruar qe ka qene serioz ne veprimin e tij dhe ka rezistuar ndaj te gjitha influencave dhe kercenimeve kombetare dhe nderkombetare deri sa ne Samitin e Berlinit edhe lideret e Frances dhe Gjermanise ndryshuan mendim duke siguruar kufijte e Kosoves dhe duke mbeshtetur vijen e Kryeministrit Kosovar. Ne kete artikull gjithsesi nuk synoj te trajtoje ndryshimet politike por vetem pasojat ekonomike qe vendosja e kesaj takse  ka shkaktuar.

Cilat kane qene efektet mbi tregtine e Kosoves dhe cilat vende kane perfituar, cilat kane humbur?

Kosova eshte nje vend importues neto dhe ajo me 100 euro import eksporton vetem 12 euro. Deficiti tregtar eshte shume i madh. Gjate 5 muajve te fundit (Nentor-Mars) kemi marre te dhenat e Instat-eve te vendeve te ndryshme te Ballkanit dhe i kemi krahasuar. Ne tabelen e meposhtme rezulton se:

Importe nga:             Nent 17- Mars18      Nent 18- Mars 19   Ndryshimi ne %
Serbia 181.1 milion euro 22.6   milion euro -87.5%
Bosnja 28.4   milion euro 4.6     milion euro -83.8%
Maqedonia 56.4   milion euro 79.6   milion euro +41.1%
Shqiperia 52.7   milion euro 79.2   milion euro +50.3%

Deri me tani Serbia nuk ka eksportuar dot rreth 160 milion euro mallra dhe sherbime drejt Kosoves ndersa perfituesit me te rendesishem kane qene Shqiperia me rreth 27 milion euro eksporte shtese dhe Maqedonia e Veriut me 23 milion euro. Ne linja teorike vendosja e kesaj takse eshte kunder lirise se tregut por ne fakt ekonomia Shqiptare po perfiton nga kjo bllokade qe Haradinaj i beri mallrave Serbe.

Nese ky regjim taksimi do te vijoje per nje vit te tere atehere do te kishte ndryshime domethenese per 4 ekonomite e mesiperme qofte ne rritjen e GDP qofte persa i perket efektit te punesimit/papunesise shtese.

Serbia ne 1 vit do te humbiste mundesine per te ekportuar drejt Kosoves rreth 370 milion euro vlere mallra, sidomos pjese e industrise ushqimore. Parashimimi per rrtije ekonomike per Serbine do te ishte rreth 3.4% ndersa me kete efekt te takses doganore rritja do te ulej ne nivelin 2.4% ose 1% me pak. Nga pikepamja e punesimit kjo takse do te shkaktonte papunesine e rreth 28.000 punonjesve ne menyre te drejtperdrejt ne Serbi dhe veshtiresimin e kushteve te punes per reth 14.000 te tjere.

Bosnja ka patur nje raport me te vogel me Kosoven por gjithsesi do te kishte nje humbje prej rreth 60 milion euro mallra. Parashikimi per rritje ekonomike te Bosnjes per vitn 2019 eshte 0.5%, qe do te ulej ne 0.1% ose stanjacion si pasoje te efektit te mos shitjes se produkteve drejt Kosoves. Rrezikojne te humbasin vendin e punes rreth 5000 persona dhe rreth 2000 te tjere mund te vihen ne veshtiresi.

Maqedonia ka perfituar ne kete 5 mujor 23 milion euro shtese te cilat mesatarisht ne 1 vit mund te behen 49 milion euro. Kjo gje do te thote per ekonomine Maqedonase nje rritje ekonomike per vitin 2019 qe mund te shkoje nga +3.7% ne +4,2%. Efekti pozitiv per punesimin do te ishte me se paku 3600 persona shtese.

Shqiperia: nese taksa zgjat 1 vit perfitimet mund te shkojne ne rreth 60 milion euro shtese. Sipas kesaj llogaritjeje ekonomia Shqiptare per vitin 2019 do te rritet nga 3.8% ne 4.25%. Nga pikepamja e punesimit Shqiperia do te perfitonte mesatarisht me se paku 5000 vende pune shtese.

Vende te tjera te rajonit nuk kane perfituar ne menyre domethenese edhe per shkak se mund te kene menduar se kjo mase mund te jete e perkoheshme por kjo hapsire me sa duket po shfrytezohet edhe nga vete sipermarrjet e Kosoves te cilat kane filluar te prodhojne me shume per tregun e brendshem.

Cfare do te ndodhi nese kjo takse do te hiqej dhe mallrat do te kishin mundesine te udhetonin lirshem drejt Kosoves? Sigurisht mallrat Serbe do te hynin dhe do te rriteshin serish importet e Kosoves ndaj Serbise por ne cilen mase do te ngelet per tu pare.

Deri atehere….Faleminderit Haradinaj!

Leave A Reply

Your email address will not be published.