The news is by your side.

Estonia, falë kapitalizmit- një prej më të pasurave të Europës Lindore

Përgjatë shekujve, historia gjithmonë ka qënë e dyzuar nga pyetja e madhe rreth çështjes pse disa vende janë të pasura dhe të begata ndërsa të tjerat duket se janë destinuar të dënohen nga goditja e varfërisë. Ekzistojnë shumë faktorë përcaktues të prosperitetit, qofshin ata gjeografikë, kulturorë, historikë, etj.

Megjithatë, të paktën që prej vitit të largët 1776 kur daton edhe botimi i Pasurisë së Kombeve, dihet tanimë se një rol vendimtar në këtë drejtim luajnë pikërisht institucionet politike dhe ekonomike. Tregtia e lirë, një kornizë e besueshme ligjore që mbron pronën private dhe zbaton kontratat, si dhe paratë e shëndosha janë kushte të domosdoshme që vendet të përparojnë.

Shfaqja dhe konsolidimi i institucioneve i këtyre institucioneve, si faktorë thelbësorë të rritjes është process që zgjat në kohë, madje në vende si Britania e Madhe dhe SHBA atij do i duheshin edhe qindra vjet. Megjithatë, në dekadat e fundit kemi parë se politikat e duhura mund të përshpejtojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Estonia është një shembull paradigmatik që provon këtë.

Historia e Estonisë

Më 20 gusht 1991, Estonia,  pas 51 vjetësh nën zgjedhën e komunizmit, do të fitonte pavarësinë. Vendi u pushtua fillimisht pa agresion nga Ushtria e Kuqe në qershor të vitit 1940 nën ombrellën e Paktit gjermano-sovjetik, ku dy shtetet totalitare e ndanë Europën Lindore në sfera të ndryshme ndikimi. Një vit më vonë, Ushtria Naziste që pushtoi Bashkimin Sovjetik, do të pushtonte edhe Estoninë deri në vitin 1944, kur sovjetikët  rimorrën vendin. Paqëndrueshmëria politike në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve ’90 precipitoi rivendosjen e demokracisë në vendin balltik.

Që nga dita e parë, qeveria e re u angazhua për të ndërmarrë reforma të orientuara drejt tregut, që vendosën themelet për një tranzicion të suksesshëm nga socializmi në kapitalizëm. Axhenda politike përfshinte reformën monetare, krijimin e një zone të tregtisë së lirë, një buxhet të balancuar, privatizimin e kompanive shtetërore dhe futjen e një takse fikse të të ardhurave.

Një nga arkitektët e këtij programi pro-tregut ishte Mart Laar, Kryeministër i Estonisë gjatë dy periudhave: 1992-1994 dhe 1999-2002. Laari ka pohuar madje se frymëzimi i tij për zbatimin e planit ambicioz të reformës së tregut të lire i erdhi pikërisht  nga bestseller i Milton Friedman, Liri për të zgjedhur.

Këto reforma hapën rrugën për rritjen e pabesueshme të standardeve të jetesës që vendi ka përjetuar që prej pavarësisë. Sot, Estonia, anëtare e BE-së dhe Eurozonës, konsiderohet nga Banka Botërore si një vendet me të ardhura të larta. Fuqia blerëse e estonezëve është rritur 400 për qind gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht ndikimit të rëndë të krizës financiare të vitit 2008 në ekonomitë e Balltikut. Përveç kësaj, jetëgjatësia e jetës ka lëvizur nga 66 vjet në 1994 në 77 vjet në vitin 2016.

Estonia renditet  gjithashtu ndër vendet më të larta në aspektin e lirisë ekonomike. Mjetet e qeverisë janë të shëndetshme, siç tregohet nga fakti se borxhi publik është vetëm 9.5 përqind e PBB-së. Ndërsa përsa i përket tregut të punës, norma e papunësisë në Estoni është 5.3 për qind, shumë më poshtë mesatares së BE. Madje, sistemi i taksave korporative efikase dhe tërheqëse, duke qënë se fitimet e pashpërndara nuk tatohen, e ka vendosur Estoninë si një qendër mbarëbotërore për kompanitë e teknologjisë së lartë, duke rritur investimet e huaja dhe praktikisht vetë rritjen ekonomike.

Kur krahasohet me Republikat e tjera ish-sovjetike, përparimi i Estonisë është edhe më i habitshëm. Sa i përket të ardhurave të gjeneruara nga PPP, Estonia renditet e para përpara vendeve të tilla si Rusia apo Letonia me një nivel shumë më tepër se të ardhurat mesatare. Fotoja është e ngjashme edhe kur është fjala për tregues të tjerë si jetëgjatësia  ose norma e vdekshmërisë foshnjore, ku Estonia tregon se progresi ekonomik ka një ndikim të vërtetë në standardet e jetesës së njerëzve.

Estonia është shembulli i gjallë që progresi njerëzor është i lidhur ngushtë me lirinë ekonomike. Megjithatë, ka edhe shumë faktorë të tjerë përcaktues. Vendet që jo shumë kohë më parë ishin jashtëzakonisht të varfra po e braktisin bregun e prapambetjes dhe përqafojnë prosperitetin falë kapitalizmit. Kjo është tashmë një recetë e njohur për rritjen ekonomike dhe progresin. E vetmja gjë që mund të bëhet është ta përhapet fjalën në mënyrë që të gjitha vendet të kenë mundësinë e përmirësimit të standardeve të tyre të jetesës siç bëri Estonia në fillim të viteve 1990.

Leave A Reply

Your email address will not be published.