The news is by your side.

Erdogan premton të rindërtojë 500 nga banesat e shkatërruara në Durrës

Tërmeti i së martës ka lënë pas një bilanc katastrofik për vendin. 49 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që qindra të tjerë janë plagousur. Qindra shtëpi dhe pallate janë shembur në Durrës, Thumanë, Tiranë, Laç e Kurbin duke lënë të pastrehë mijëra familje.

Gjendur përballë një fatkeqësie të tillë, shqiptarët dhe të huajt janë sensibilizuar të ndihmojnë me sa munden për tejkalimin e gjithçkaje. Më herët janë mbledhur ndihma në ushqime dhe veshmbathje, por duket se pas plotësimit të këtyre nevojave, sfida e vërtetë është rindërtimi i shtëpive të shkatërruara.

Biznesemenët më të mëdhenj në vend kanë dhuruar shuma të konsiderueshme parash dhe të njëjtë gjë kanë bërë edhe organizatat, vendase apo të huaja dhe shtetet e tjera. Ato kanë akorduar fonde që pritet të shkojnë në ndihmë të banorëve.

Nga ana tjetër, ditën e sotme Agjencia turke e lajmeve Anadolu ka bërë me dije se edhe Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka premtuar se do të ndërtojmë 500 nga banesat e shembura të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shpresojmë që ekipet tona të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi.” mësohet të ketë thënë Erdogan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.