The news is by your side.

Emërohet kryetari i ri i Bashkisë së Durrësit

Ditën e djeshme kryetarja e Bashkisë Durrës Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Kjo masë erdhi  pas një deklarate të para disa ditëve, në të cilën Sako fliste për pasojat e tërmetit dhe bilancin e viktimave. Ajo shkaktoi reagime të ashpra të opinionit publik, të cilat duket se detyruan kryetaren të dorëhiqej nga posti.

Mëngjesin e sotëm Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje dhe në të është vendosur edhe për pasuesin në detyrë të ish kryetares Sako. Vendin e saj e ka zënë Zhyljen Varfaj, si kryetar i ri i komanduar në detyrë.

Nga ana tjetër, Varfaj nuk është emër i panjohur në Bashkinë e Durrësit. Ai ka shërbyer prej më shumë se 12 vitesh si nënkryetar pranë institucionit në fjalë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.