The news is by your side.

Eksportuesit: Kemi mbi 6 muaj që nuk marrim rimbursimin e TVSH-së

Eksportuesit shprehen se kanë mbi 6 muaj që nuk kanë marë rimbursimet.  Zef Shtjefni, përfaqësues  shoqatës së eksportuesve dhe prodhuesve, deklaron se gjatë vitit të fundit pagesat janë përkeqësuar ndjeshëm. Sipas Shtjefnit kjo problematikë po dëmton ndjeshëm biznesin vendas.

Rimbursimi i TVSH-së për bizneset shqiptare është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit.

Pas shqetësimit të ngritur nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për këtë çështje, eksportuesit  bëjnë me dije se tashmë kanë mbi 6 muaj që nuk marrin pagesat që i takojnë.

“Jemi shumë larg asaj që duhet të jemi. Vonesat në fabrikat tona mund të jenë nga 6 muaj në një vit. Janë përpjekur që të përmirësojnë sistemet, ti fusin online. Rimbursimi i TVSH për prodhuesit vendas është jetik. Jo vetëm që nuk duhet të diskutohet, por duhet të jetë në kohën e duhur. Ne nuk e kemi futur në sistem. Në Shqipëri ekziston inspektori që duhet të vijë fizikisht. Kjo prodhon vetëm korrupsion.” – shprehet Shtjefni.

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar  rezulton se deri në tetor të 2018 qeveria ka për ti kthyer bizneseve 14.4 mld lekë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.