The news is by your side.

Eksportet shqiptare rënie 4.4% vetëm gjatë Qershorit

Sipas statistikave zyrtare nga INSTAT, për muajin Qershor eksportet vazhduan tendencën negative dhe jashtë vendit u shitën mallra me vlerë 25 mld lekë, një rënie kjo 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë vitit të kaluar. Ndryshe nga vit më parë, kur rritja rezultonte dy shifrore, deri tani viti 2019 nuk ka qenë i mbarë për shkëmbimet tregtare, aq më tepër eksportin si një nga sektorët kryesore për futjen e valutës në vend.Madje në raport me mujin Maj të vitit aktual, rënia ka qënë edhe më e thellë, plot 8,2 %.

Parë nga një këndvështrim më afatgjatë, për 6 muajt e parë të vitit, gjeneruan vetëm 152.3 miliardë lekë, një rënie prej 3.7% me baza vjetore. Nga ana tjetër importet e mallrave arritën vlerën 318 miliardë lekë, duke u rritur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Si rrjedhim deficiti tregtar arriti vlerën 165 miliardë lekë, duke u rritur me 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës.

Sipas INSTAT, tendenca rënëse e eksporteve gjatë gjashtëmujorit në fjalë, ka ardhur si pasojë e ndikimit negative të kategorive: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,5%, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8%, “Tekstile dhe këpucë” me -0,7%. Nga ana tjetër ndryshimin vjetor të eksporteve e ka ndikuar pozitivisht vetëm grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,2%.

Kategoria “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” shënoi për eksportet tkurrjen më të thellë me 23% për 6 mujorin. Së pari kjo erdhi për shkak të tkurrjes së ndjeshme të eksporteve të energjisë për shkak të motit të thatë. Gjithashtu edhe tek lëndët djegëse të dhënat theksojnë se eksportuesi më i madh në vend, Bankers Petroelum,  koncesionar i fushën më të madhe naftëmbajtëse Patos Marinzën, ka eksportuar më pak, pasi rreth 60% e prodhimit janë shitur brenda vendit, duke ulur djeshëm eksportin.

 Nga ana tjetër kategoria “Tekstilet dhe këpucët”, me një peshë prej  41% tek eksporteve shqiptare ka shënuar një rënie me 2%. Kjo ecuri e dobët lidhet me rënien e euros, që po ul fitimet dhe po i bën firmat shqiptare më pak konkurruese në treg. Po ashtu edhe hezitimin për të firmosur kontrata të reja për shkak të krizës ka ndikuar në shitjet e sektorit jashtë vendit.

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” janë grupi i dytë më i eksportuar, me gati 16% të totalit, por për periudhën në fjalë kanë shënuar një rënie relativisht të thellë me plot 10%. Vetëm për Qershorin ajo u bë edhe më e forte, ku niveli arriti në 16%.  Tkurrja ishte më e fortë në qershor, me 16%. Vetë përqafësues nga Kurum, eksportuesi më i madh i këtij grupi, pohuan se gjatë Prillit dhe Majit, tregtarët mbushen me stoqe dhe si rrejdhim kërkesa ulet.

Tendencë pozitive tek eksportet patën vetë kishte grupet “ushqime pije dhe duhan”, me rritje vjetore prej 12% dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që u zgjerua me 23%, duke përbërë gati 7% të totalit të eksporteve. Ndikim në trendin rritës të kategorisë në fjalë kanë pasur investimet e viteve të fundit në fabrikat për pjesët për automjete, që punojnë me sistemin e materialit të porositësit.

Sipas INSTAT, për muajin Qershor , vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2018 janë: Italia me 0,3 %, Gjermania me 12,6 %, dhe Kina me 37,5 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me -10,0 %, Spanja -18,8 % dhe Greqia -1,8 %.

Leave A Reply

Your email address will not be published.