The news is by your side.

Ekspertët: Tregu europian i punës më i përgatitur se sa ai amerikan, për të përballuar gjendjen

Modeli i tregut të punës së Europës Kontinentale mendohet se mund të ndihmojë në parandalimin e humbjeve masive të punës gjatë pandemisë Coronavirus. Ndërsa pushimet e zgjatura në SHBA kanë shkaktuar një frikë të kuptueshme për paralizimin e ekonomisë, analistët nuk presin të njëjtin rezultat punësimi në zonën euro, ku rregullat shpesh e bëjnë më të vështirë për kompanitë të mbajn punëtorët në punë edhe gjatë periudhave të tilla krize. Rregullore të tilla ndonjëherë shihen madje si frenë e rritjes, por shpërthimi po zbulon papritur virtytet e tyre.

“Modeli europian i tregut të punës – i cili ka të meta të njohura në përballimin e ndryshimit strukturor – është më i fuqishëm se homologu i tij amerikan ndaj tronditjeve të mëdha, por të përkohshme, siç është Coronakriza.” shkroi ekonomisti Goldman Sachs Group Inc. Jan Hatzius.

Gjermania, Franca dhe Italia që përbëjnë pothuajse dy të tretat e ekonomisë së Eurozonës, të gjitha kanë masa që lejojnë punëtorët të marrin një pagë edhe nëse përkohësisht janë pezulluar nga punët e tyre. Vendet i janë përgjigjur krizës duke forcuar këto programe dhe duke akorduar miliarda euro si stimuj për individët dhe bizneset.

“Kam një mesazh për bizneset: Nëse keni vështirësi, mos i largoni njerëzit,” tha Ministri i Punës i Francës Muriel Penicaud javën e kaluar. “Shërimi ynë do të jetë më i shpejtë dhe më i fortë nëse nuk bëni.”

Gjermania gjithashtu përqafon këtë qasje. Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier ka thënë se qëllimi kryesor i qeverisë duhet të jetë ulja e pasigurisë. Ai është shprehur: “Asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë për shkak të koronavirusit dhe asnjë punë nuk duhet të mbyllet.”

Nga ana tjetër, vendet anglosaksone, që nga SHBA-ja në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqen të aplikojnë masa për të krijuar një përgjigje ndaj tregut të punës, shpesh nga e para, për të provuar të qetësojnë goditjen nga virusi, me shpresën se një ndërprerje e përkohshme nuk do të sjellë një dëm të përhershëm ekonomik.

Por ndryshimet në rritje të papunësisë së shpejti do të bëhen të dukshme, siç thekson Hatzius i Goldman Sachs. Ai parashikon një rritje prej 5.5% të papunësisë në SHBA, por më pak se gjysmën e asaj në Gjermani.

“Ajo ç’ka zbatojnë në Europë është saktësisht lloji i programit që na duhen tani.” tha Laurence Ales, një profesor ekonomie në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh, Pennsylvania. “Kritika e zakonshme e programeve të amerikane është se i pengon punëtorët të kërkojnë punë alternative, ndërsa nga njëra prej punëve ata janë prkohësisht të pezulluar. Por tani ne jemi në izolim. Kush do të dalë dhe të kërkojë një punë tjetër? Ku ta gjejë?”

Leave A Reply

Your email address will not be published.