The news is by your side.

Ekspertët të sigurt: Ekonomia globale gati për recesion!

Sipas ekonomistëve dhe ekspertëve të fushës, investitorët, pronarët e bizneseve dhe konsumatorët duhet të dëgjojnë mesazhin e fortë që po jep kurba e përmbysur e rendimentit të bonove të thesarit, në lidhje me parashikimet e ardhshme ekonomike. Profesori Campbell Harvey ka theksuar se njerëzit nuk duhet të presin për rënien e plotë ekonomike që ajo paralajmëron, para se të marrin masa parandaluese.

“Kjo është koha kur duhet të reflektohet mbi strategjinë e së ardhmes. Eshtë e lehtë të menaxhosh pasuritë kur ekonomia lulëzon, ama shumë më e vështirë ta bësh këtë në një pikë kthese.” tha Harvey Josh Brown, CEO dhe bashkë-themelues i Ritholtz Wealth Management. “Eshtë më mirë të kesh një plan rezervë sesa të gjendesh në një situatë ku recesioni godet dhe duhet të improvizosh.” theksoi më tej ai.

Harvey ka udhëhequr punën në kërkime mbi përmbysjet e papritura të kurbës së rendimentit, të cilat ndodhin kur bonot afatshkurtra të Thesarit janë më të larta se ato afatgjata. Gjatë hulumtimit të tij, publikuar për herë të parë në vitin 1986, ai zbuloi se një përmbysje midis bonove 3-mujore dhe 10-vjeçare ka sinjalizuar shtatë recesionet e kaluara që nga viti 1950. Në atë pikë, kishte pasur katër raste të bëra realitet dhe që prej asaj kohe, kanë ndodhur edhe tre të tjera.

Aktualisht, një pjesë e kurbës u përmbys në mars, pastaj u bë edhe më e ulët në maj, nivel në të cilin ka qëndruar që prej asaj kohe. Harvey është shprehur se, kur kurba mbetet e përmbysur për tre muaj me rradhë, kohëzgjatja do të thotë se treguesi është “këmbanë alarmi” për një recesion.

“Kjo nuk është normale, është diçka që parashikon kohë edhe më të këqija.” shprehet ai. Realisht kthimi nuk është tregues i rastësishëm, pasi ai sinjalizon për rënien të vazhdueshme edhe për gjashtë deri në 18 muaj në të ardhmen. Kështu bizneset reagojnë ndaj tij, duke vonuar planet e shpenzimeve derisa të kalojë stuhia.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Rezervës Federale e konsiderojnë kurbën e përmbysur si një kontribut në mënyrën se si ata vlerësojnë ekonominë. Kështu është shprehur të martën kreu i Rezervës Federale Jerome Powell. “Kur kurba është përmbysur, ne përqëndrohemi me shumë kujdes tek ajo, pasi diçka nuk shkon në rregull, nëse për një periudhë të zgjatur kohe ajo qëndron në një gjendje të tillë.” theksoi ai.

/ Burimi: CNBC

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.