The news is by your side.

Ekspertët: Azia do e kalojë krizën Coronavirus më shpejt se Perëndimi!

Investitorët që kërkojnë asete të sigurta për të investuar paratë e tyre duhet të konsiderojnë Azinë, pasi sipas analistëve, tashmë, megjithëse në mes të pandemisë aktuale, rajoni është shumë më i përgatitur ekonomikisht për të shmangur krizën aktuale në krahasim me Perëndimin. Për më tepër, virusi aktualisht duket se është më i përmbajtur në Azi, ndërsa ende po vazhdon tendencën e tij rritëse në Perëndim, siç vlerëson edhe Morgan Stanley.

Shtetet në SHBA dhe Europë po përpiqen të kontrollojnë pandeminë, duke kufizuar dhe ndaluar çdo lëvizje të këmbësorëve dhe automjeteve në të gjitha shtetet dhe qytetet e globit. Vendet më të goditura në Evropë, të tilla si Italia dhe Spanja, kanë parë që numri i rasteve të shkojë deri në dhjetëra mijëra ndërsa rastet në SHBA u rritën dhjetëfish brenda një jave për të kapërcyer mbi 50,000 persona.

“Ka më shumë kuptim dhe përfitim të diversifikoni portofolin tuaj drejt Kinës ose drejt Azisë në përgjithësi, sepse virusi po lëviz nga rajoni drejt Perëndimit, ku fatkeqësisht nuk është ende i përmbajtur.” tha Andrew Harmstone, menaxher i vjetër i portofolit në Morgan Stanley.

Sidoqoftë, ai theksoi se Perëndimi është akoma konsumatori më i madh i Kinës, kështu që do të nevojitet një rimëkëmbje globale që Kina të bëjë një rikthim të plotë. Ai tha se ndikimi ekonomik i pandemisë ka goditur bizneset në SHBA dhe shumë biznese të vogla, të cilat punësojnë rreth 60% të fuqisë punëtore të vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.