The news is by your side.

Ekonomistja e Harvard paralajmëron se Hong Kong-u mund të aktivizojë recesionin global

Trazirat politike të vazhdueshme në Hong Kong mund të shënojnë një pikë kthese për ekonominë botërore, tha ekonomistja e universitetit të Harvard Carmen Reinhart. Duke theksuar një sërë goditjesh që kanë përplasur rritjen ekonomike globale, përfshirë intensifikimin e luftës tregtare SHBA-Kinë, Reinhart citoi Hong Kong-un si ndër shqetësimet e saj kryesore. Ajo ka paralajmëruar dhe më përpara se Hong Kong-u është një “flluskë strehimi” që mund ta godasë ekonominë botërore me një “grushtim apo edhe me një pëshpëritje”.

“Një goditje që për mua është një problem i madh për momentin janë trazirat politike në Hong Kong,” të cilat ndikojnë në rritjen ekonomike të Kinës dhe të Azisë në përgjithësi, tha Reinhart në një intervistë për Bloomberg.

 “Këto nuk janë efekte të segmentuara rajonale, këto kanë pasoja të vërteta globale. Pra, çfarë mund të ishte tjetër një pikë kthese që mund të aktivizojë një ngadalësim domethënës global, apo madje edhe një recesion,” tha Reinhart, e cila është e specializuar në financat ndërkombëtare.

Protestat anti-qeveritare që filluan thuajse tre muaj më parë po ushtrojnë presion mbi ekonominë e Hong Kong-ut, e cila tashmë është vetë e shtrydhur nga ngadalësimi ekonomik i Kinës dhe lufta tregtare. Paralajmërimi i akademikes vjen disa ditë pasi presidenti i FED Eric Rosengren tha se kriza e Hong Kong-ut është në listën e shqetësimeve të tij globale.

 “Padyshim që ka probleme në Hong Kong që mund të përhapen në një hapësirë më të gjerë të tregjeve ndërkombëtare,” tha Rosengren për Bloomberg këtë javë. “Është një nga qytetet e mëdha globalë, kështu që ne duhet të jemi të shqetësuar se si do të shkojnë gjërat atje.”

Ditën e martë, lideri i shumicës së senatit të SHBA, Mitch Mçonnell, i cili autorizoi një ligj të vitit 1992 që siguronte privilegje të veçanta tregtare për Hong Kong-un, shkruajti për Wall Street Journal se senati “ do të marrë sërish nën shqyrtim atë marrëdhënie të veçantë, në mesin e hapave të tjerë që do të ndërmerren nëse autonomia e Hong Kong-ut është cënuar.”

 “Pjesa më pak dramatike, por megjithatë shumë e vërtetë, është se po nxitet një situatë e cila ishte më e dobët, ku ne kemi parë ngadalësime të një shkalle domethënëse, dhe vetëm sa  është përkeqësuar,” tha Reinhart.

Ekonomistët thonë se tarifat e reja që presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar se do t’i vendosë në 300 miliardë dollarët e mallrave kinezë do ta zhysë rritjen ekonomike vjetor të Kinës nën 6 % sipas një sondazhi nga Bloomberg, rritje e cila do të ishte më e ulëta që nga viti 1990. “Pikat e kthesës nuk kanë nevojë gjithmonë për drama të mëdha,” tha Reinhart.

/Burimi: Bloomberg

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.