The news is by your side.

Ekonomia kineze trondit përsëri tregjet e naftës

Nafta duket se filloi të lëkundet përsëri nga  niveli më i lartë në më shumë se dy muaj, që u arrit para disa ditësh, pas dyshimeve mbi forcën e rimëkëmbjes ekonomike të Kinës dhe rritjen e tensioneve mes Washingtonit dhe Pekinit. Në New York çmiet ranëme 5,6%, pasi Pekini deklaroi se nuk do të vendosë një objektiv për rritjen ekonomike këtë vit për shkak të “pasigurisë së madhe” mbi Coronavirusin, megjithëse njoftoi disa shpenzime të reja stimuluese. Tregjet e kapitalit nga Azia në Europë ranë pasi tensionet midis SHBA-së dhe Kinës pritet të përshkallëzohen pas shqetësimeve në lidhje me një ligj të ri të sigurisë në Hong Kong.

Tregu i naftës po sinjalizon se ka shenja paralajmëruese që çdo rikuperim do të jetë i gjatë dhe i ngadaltë. Njësia kërkimore  China National Petroleum Corp në pronësi të shtetit kinez  tha se kërkesa për karburant në vend do të bjerë me 5% këtë vit dhe madje, edhe në Indi kërkesa mund të mos rikuperohet në nivelet e para-Coronavirusit për muaj të tërë

Prapëseprapë, tregu është në gjendje shumë më të mirë se disa javë më pare, ku çmimet ranë nën zero. Aktualisht ato po shohin një fitim katër javor me furnizimin dhe kërkesën që kanë filluar të ribalancohen dhe tregjet duken se po ecin në një rrugë pak më të sigurt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.