The news is by your side.

Ekonomia kineze bie me 10% për tremujorin e parë

Një vështrim i kushteve të biznesit kinez në mars tregon se shumë pak indikatorë ekonomikë janë rikuperuar nga tronditja e Coronavirusit gjatë dy muajve të parë të vitit dhe situata ende paraqitet e vështirë. Kjo është bërë e ditur nga një studim i fundit i China Beige Book.

Firma kryen studime të pavarura për më shumë se 3,300 biznese kineze çdo tremujor dhe treguesit kryesorë të tij për tremujorin e parë rënë në nivelin e tyre më të ulët në gati 10 vjet gjurmimi indikatorësh ekonomikë të Kinës. Rezultatet e studimit janë publikuar sot në Pekin.

“Rezultatet vazhduan të përkeqësohen në mes të marsit kur shumica e firmave ishin duke u rihapur dhe ishin gjoja “përsëri në punë “ thuhet në raport. Nga ana tjetër, rezultatet tregojnë se dobësia e tremujorit të parë mund të vazhdojë edhe më tej. Sipas tyre, Prodhimi i Brendshëm Bruto mund të kontraktohet me 10% deri 11% në tremujorin e parë.

Javën e kaluar, Byroja Kombëtare e Statistikave në Kinë publikoi të dhënat për janarin dhe shkurtin e ato treguan një rënie të mprehtë në treguesit kryesorë si investimet e aseteve fikse dhe shitjet me pakicë. Shkalla e papunësisë zyrtare për qytetet, gjithashtu u rrit në 6.2% për shkurtin, jashtë çdo game të mbajtur për dy dekadat e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.