The news is by your side.

Ekonomia italiane përsëri pranë humnerës- gati buxheti i ri

Pritshmëritë ekonomike të Italisë po zbehen, duke shtuar presionin mbi qeverinë, për të premtuar një buxheti ekspansional, me qëllim nxitjen e ekonomisë vendase.

Aktualisht Ministri i Financave Roberto Gualtieri po përpiqet të bashkojë fondet për të përmirësuar deficitin, për të shmangur ngecjen ekonomike dhe  për të nxitur rritjen, pavarësisht borxhit italian, i cili lë pak hapësirë për shpenzime shtesë. Gualtieri do të duhet të paraqesë një projekt buxhet para Komisionit Evropian deri më 15 tetor, përpara se të marrë miratimin përfundimtar deri në fund të vitit.

“Qëllimi im është që të rindërtoj rritjen dhe punësimin e Italisë,” tha ai të hënën, duke shtuar më tej “Parashikimi i rritjes së qeverisë prej 0.6% për vitin e ardhshëm është i ekuilibruar dhe madje edhe i kujdesshëm.”

Ekonomia italiane është parashikuar zyrtarisht të rritet me vështirësi dhe ritme shumë të ngadalëta këtë vit, megjithëse qeveria e re e udhëhequr nga Kryeministri Giuseppe Conte synon ta çojë nivelin e rritjes në 0.6% me investime, uljen e taksave dhe uljen e papunësisë. Por synimi tashmë duket i vështirë për t’u arritur dhe të hënën edhe vetë Gualtieri bëri një rezyme të rreziqeve me të cilat përballet ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës.

Zyra e statistikave në Itali paralajmëroi një këndvështrim negative, duke theksuar se “perspektivat afatshkurtra për prodhimin italian janë të dobëta.” Shifrat tregojnë se prodhimi industrial u rrit 0.1% në gusht dhe megjithëse kjo vlerë pasoi një rënie prej 0.7% dhe 0.3% dy muajt e meparshem, përsëri mbetet në ritme shumë të ulëta.

Parashikimet e ekspertëve vendas theksojnë se ekonomia do të mbetet e dobët si këtë vit ashtu edhe tjetrin, nëse nuk arrihet stimuli prej 23 miliardë eurosh (25 miliardë dollarë) si ulje e taksave, që Gualtieri ka premtuar të bëjë.

Por një muaj në punë, Gualtieri duhet të balancojë imtësisht zvogëlimin e deficitit me nevojën e Italisë për investime, si dhe të marrë mbështetjen e Komisionit Evropian. Propozimi i qeverisë përcaktoi një objektiv deficit sa 2.2% të GDP-së për 2020-ën, që do të thotë se deficiti strukturor do të përkeqësohet me 0.1% vitin e ardhshëm, në vend të përmirësimit të 0.6% që ishte regjistruar më herët.

“Ne kemi besim se fleksibiliteti që kërkojmë është brenda rregullave. Kemi një dialog të vazhdueshëm me Brukselin dhe presim një reagim pozitiv ndaj buxhetit tonë.” është shprehur Gualtieri.

/ Burimi: Bloomberg

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.