The news is by your side.

Ekonomia gjermane, në rënie edhe tremujorin e dytë

Ekonomia e Gjermanisë u tkurr edhe në tremujorin e dytë, duke vendosur nën presion kancelaren Angela Merkel për të aplikuar një stimul fiskal, teksa lufta tregtare SHBA-Kinës duket se po fundos ekonominë e vendit. Dita e sotme pritej me interes të lartë nga tregjet, investitorët dhe politikëbërësit, duke qënë se ishte afati zyrtar kur autoritetet bënin publike ecurinë ekonomike të tremujorit paraardhës.

Të dhënat theksuan se prodhimi ra me 0,1%, krahësuar me tre muajt e kaluar, ndërsa eksportet u ulën. Ekonomia është kontraktuar në dy nga katër tremujorët e fundit dhe madje edhe vetë Merkel është shprehur se vendi po shkon në një “fazë të vështirë”.

Ecuria tremujore e ekonomive më të mëdha të Eurozonës

Shifrat e publikuara duket se ishin më të mira nga sa pritej për shkak të performancës së dobët  ekonomike në tremujorët e mëparshëm, megjithatë tkurrja në ekonominë më të madhe të Evropës po peshon shumë në një rajon që prej kohësh përballet me vështirësi të shumta. Rritja e ngadalësuar në shumicën e vendeve të zonës euro, përfshirë Francën dhe Spanjën, shtuar këtu Italinë në prag të recesionit dhe paralajmërimet e kompanive për humbje të fitimeve, janë treguesit e qartë se as së afërmi kthesa e shumëpritur nuk ka gjasa të vijë.

Rezultatet e fundit ekonomike vijnë një ditë pasi Henkel AG me qendër në Dusseldorf lëshoi ​​një paralajmërim që në thelb përmblidhte gjithë problemet e Gjermanisë. Firma industriale po përballet me presion të shtuar në të dyja frontet, ngadalësimi në industrinë e automjeteve dhe kërkesa më e dobët në Kinë, i njëjti mjedis biznesi që ndeshet në të gjithë vendin.

Ndër viktimat ishte edhe Siemens, i cili tha në fillim të këtij muaji se për shkak të ekonomisë së përkeqësuar dhe rritjes së pasigurisë politike, tashmë kompanisë do i duhet të luftojë shumë për të përmbushur qëllimet financiare. Furnizuesi i automjeteve Rheinmetall gjithashtu uli pritshmëritë e tij për muajt e ardhshëm.

Presidenti Donald Trump duket se ka vonuar vendosjen e tarifave të reja ndaj Pekinit, duke i shtyrë ato deri në dhjetor, por sidoqoftë lajmet negative nga Kina nuk kanë të përfunduar. Ekonomia e dytë më e madhe në botë, bëri me dije sot uljen më të fuqishme të shitjeve dhe rritjen më të ngadaltë të prodhimit industrial që nga viti 2002.

Kjo situatë ka bërë që në Gjermani, besimi i drejtuesve dhe investitorëve të bjerë, duke e çuar  parashikimin qeveritar për rritje në vetëm 0.5% këtë vit, më i dobëti që nga viti 2013 dhe ende shumë optimist.

Prodhimi i tremujorit të dytë u zvogëlua nga tregtia, me eksportet që ranë më shpejt se importet. Konsumi privat dhe shpenzimet qeveritare ishin më të larta se në tre muajt e mëparshëm dhe investimet u rritën pavarësisht rënies në ndërtim.

Industria gjermane u reduktua ndjeshëm për shkak të konflikteve tregtare dhe kërkesës më të dobët  për makineri dhe automjete. Prodhimi industrial pësoi në qershor rënien më të thellë të dekadës dhe vëllimet e mallrave në aeroportet gjermane panë rënien më të madhe që nga 2012.

Sipas ekonomistëve të Bloomberg, është theksuar se “Sektori industrial tkurri ekonominë në tremujorin e dytë duke rritur rrezikun e dobësisë së mëtejeshme edhe në gjysmën e dytë të vitit. “Banka Qendrore Evropiane tashmë është angazhuar për t’i dhënë ekonomisë një stimul të ri nisur nga  parashikimi se që me nisjen e shtatorit normat e interesit do të ulen.

/ Burimi: Bloomberg Economics

Leave A Reply

Your email address will not be published.