The news is by your side.

Ekonomia amerikane pranë recesionit? – Ja çfarë thonë ekspertët

Prej kohësh tregjet amerikane janë kthyer në qendrën e vëmendjes. Megjithëse tensionet tregtare kanë ndikuar tashmë gjithë ekonominë globale, me ndërhyrjet e fundit duke përshkallëzuar sanksionet, presidenti Trump i dha një tjetër goditje situatës. Kjo pasi jo vetëm mbi bizeset dhe kompanitë, por këtë herë pritet që pesha të rëndojë edhe mbi vetë konsumatorët, duke qënë se sanksionet prekin thuajse çdo produkt të importuar kinez.

Nga ana tjetër, nvestitorët janë dukshëm të shqetësuar për një recesion, por kjo nuk do të thotë se ekspansioni ekonomik ka mbaruar. Familjet amerikane janë ende duke shpenzuar, po shfaqur ndonjë tendencë kursimi dhe korporatat amerikane mbeten fitimprurëse, edhe pse të ardhurat po zvogëlohen.

“Ne nuk parashikojmë një recesion të SHBA gjatë 12 muajve të ardhshëm,” shkroi Evan Brown, drejtuesi i strategjisë së shpërndarjes së pasurive në UBS Asset Management, në një deklaratë për klientët të mërkurën. Në fakt ka një sërë ekspertësh që pajtohen me mendimin duke parashikuar thjesht një “pjesë ngadalësimi” për ekonominë amerikane, më tepër se sa një recesion të plotë.

Sigurisht që të tilla lëvizje ndikojnë së pari bursën dhe tregjet e aksioneve, të cilat priren të humbasin qartësinë. Megjithëse tregjet kanë pasur luhatje të shpejta, duke pasur parasysh tendencën e kohëve të fundit, aksionet janë bërë më të shtrenjta, bazuar në matjet e vlerësimit të zakonshëm. Për shembull, javën e kaluar indeksi S&P 500 sipas të dhënave të FactSet tregtoi me 16.8 herë fitime të pritura dhe kjo ishte shumë mbi mesataren 10-vjeçare 14.8 pikë.

Një kartë e madhe shihet sipas ekspertëve Rezerva Federale, e cila mund të ndihmojë në rivendosjen e besimit midis investitorëve duke dëgjuar thirrjet e herëpasherëshme të Trump, për uljen e mëtejshme të normave. Megjithatë në këtë moment duket se zgjidhja e vetme është pritja.

E gjitha varet nga fakti nëse FED do të shpëtojë ekonominë duke shprehur mbështetje për ulje edhe më të mëdha se sa çmimi i bursës Wall Street. Pikësisht një lëvizje e tillë shihet sipas ekspertëve edhe arsyeja që shpëtoi ekonominë nga kolapsi i Dhjetorit të vitit të kaluar, kur indekset ekonomike kapën vlerat më të ulëta që prej Depresionit të Madh Ekonomik në SHBA.

/ Burimi: CNN Business

Leave A Reply

Your email address will not be published.