The news is by your side.

Edhe tek buxheti i ri, për studentët asgjë nuk ndryshon!

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm është aktualisht një nga temat më të diskutuara. Pas bërjes publike të draftit nga Ministria e Financave, ekonomistë dhe ekspertë të fushës po flasin lidhur me shpërndarjen që institucioni ka planifikuar lidhur me fondet në dispozicion. Për vitin 2020, qeveria ka përcaktuar katër sektorë si prioritarë, arsimin, shëndetësinë, infrasrtukturën dhe bujqësinë, ku pritet të investohet më tepër krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Megjithatë arsimi mbetet ende një sektorët që ngjall më shumë debat. Të dhënat nga draft buxheti i 2020-ës tregojnë se vitin e ardhshëm finnacimet për arsimin do të arrijnë në 45.4 miliardë lekë me një rritje rreth 9% kundrejt buxhetit fillestar të 2019, i cili i kishte planifikuar rreth 41.9 miliardë. Por si do të përdoret shuma në fjalë?

Kjo shtesë në buxhet do të shkojë kryesisht për rikonstruksione shkollash, ofrimin e teksteve “falas” për nxënës të arsimit parauniversitar, që vijnë nga familje në nevojë si dhe për trajtimin e rreth 1400 nxënësve të varfër të arsimit parauniversitar me kuotë ushqimore.

E kur shihet se si do të shpërndahen fondet në dispozicion, qartazi vihen re dy problematika të mëdha. Së pari, qeveria vazhdon ende deklaron në buxhet libra falas, në një kohë që librat, pasi nxënësi mbaron vitin shkollor, duhet t’i fshijë dhe t’i dorëzojë përsëri me qëllim që po të njëjtët të vazhdojnë të përdoren edhe vitin pasues.

Së dyti, çfarë ka bërë qeveria për studentët në një kohë kur tashmë, në prag të dhjetorit, një vit ka kaluar nga protestat studentore? Pse zëri i tyre nuk është dëgjuar? Studentët aktualisht vazhdojnë mësimin në po të njëjtat kushte dhe po njëlloj ndodh edhe me konviktet ku ata jetojnë. Më keq akoma, asnjë nga pikat e paktit të famshëm të universitetit nuk është plotësuar.

As në buxhetin e ri qeveria nuk plotëson kërkesën e studentëve për rritje të fondeve për asrimin deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo madje, jo vetëm vitin e ardhshëm, por as në vijim. Prezente në Komisionin Parlamentar të Edukimit, Minstrja e Arsimit Besa Shahini ka pohuar se rritja e financimeve deri në këtë nivel nuk është objektiv, pasi mundësitë nuk ekzistojnë. Sipas saj, një rritje e tillë do ishte e mundur të arrihej vetëm nëse rriteshin taksat. Sipas Ministres, rritje të mëdha janë planifikuar sidomos për vitin 2022, kohë kur investimet për arsimin mund të shkojnë në rreth 4.2 ose 4.5% e GDP së.

Nga pakti i universitetit nderkohë do të vijojë subvensionimi i tarifave dhe mbeshtetja për nxënësit e ekselencës, ç’ka sipas qeverisë ka rritur ndjeshëm investimet për arsimin universitar në 9.7 miliardë lekë për 2020 nga 7.4 miliardë që ato rezultonin për vitin 2019. E duke qënë se investime të tjera nuk janë planifikuar të ndërmerren për universitetet, studentëve do iu duhet të vazhdojnë me po të njëjtin realitet si gjithë këto vite.

Leave A Reply

Your email address will not be published.